Anulohen provimet e lirimit. Provimet e maturës do zhvillohen – detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti shkollor do të përfundojë ashtu siç ishte planfikuar, në qershor të 2020-ës. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini theksoi sot se së fundmi janë marrë 4 vendime të rëndësishme:

  1. Ky vit do të mbyllet ashtu siç kemi planfikuar në qershor 2020;
  2. Provimet e maturës shtetërore do të mbahen siç i kemi parashikuar, midis dt 8 dhe 18 qershor;
  3. Provimet e klasës së 5-9 do të anulohen. Provimet e lirimit nuk mbajnë të njëjtën peshë si provimet e maturës;
  4. Kemi vendosur të hapim shkollat vetëm për maturantët, nga data 18 maj deri më 5 qershor.

Sa i përket pikës së parë, për të gjithë nxënësit, përveç atyre të Maturës, viti shkollor do të mbyllet më 29 maj, dy javë para parashikimit. Mësimi gjatë gjithë kësaj periudhe do të vijojë të zhvillohet ‘on line’.

Provimet e maturës nuk do të anulohen, por do të zhvillohen sipas parashikimit. Ministrja Shahini theksoi se zhvillimi i provimeve midis datës 8 dhe 18 qershor i jep kohë autoriteteve që të përgatisin diplomat për nxënësit që duan të vijojnë studimet jashtë vendit.

Ministria e Arsimit ka vendosur që të anulojë provimet e klasës së 5. Gjithashtu do të anulohen edhe provimet e lirimit, që zhvillohen për klasën e 9. Shahini theksoi se provimet e lirimit nuk mbajnë të njëjtën peshë si provimet e maturës dhe për këtë arsye është vendosur për anulimin e tyre.

Lexo edhe :  E kishte sjellë nga Dubai, sekuestrohet “Lamborgini” i 37-vjeçarit nga Fieri!

Të fundit

U la në burg/ Meta reagon nga qelia: Asnjë zhgënjim, mezi pres gjyqin të përballem

Ilir Meta nuk është i zhgënjyer nga vendimi i sotëm i Apelit të GJKKO, që la në fuqi masën e...

Probleme me tensionin, Erion Veliaj shtrohet në spitalin e Durrësit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është dërguar në spitalin e Durrësit, pasi mësohet se ka shfaqur probleme me tensionin. Mësohet se zyrtarit po i kryen analizat e...

Pse dashuria nuk zgjat? Frojdi zbulon gabimin që gratë e bëjnë vazhdimisht

Psikoanalisti i famshëm Sigmund Freud, babai i psikoanalizës, ka lënë pas shumë citate dhe ide që edhe sot, më shumë se një shekull më...

1918 – Fundoset Carpathia, anija që sfidoi fatin dhe shpëtoi Titanikun

Ishte një emër që dikur shkëlqeu mes errësirës së Atlantikut – RMS Carpathia, anija që mëngjesin e akullt të 15 prillit 1912, përshkoi me...

Reshje të dendura ‘mbërthejnë’ vendin, raportohen për viktima

Të paktën 63 persona kanë humbur jetën dhe 290 të tjerë janë plagosur brenda 24 orëve të fundit për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme...

Lajme të tjera

Web TV