Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Meloni “shpëton” paktin me Ramën/ Miratohen ndryshimet ligjore pas bllokadës nga gjykata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave vendosi rregullat e reja për dëbimin e emigrantëve nga të ashtuquajturat “vendet e sigurta”, të cilat do të anashkalojnë vendimet e drejtësisë dhe detyrimet e vendosura nga Gjykata e BE-së.

Kryeministrja Italiane Giorgia Meloni, u shpreh pak ditë më parë se nuk do të lejonte një vendim gjykate për të prishur paktin e saj me Shqipërinë për kampet e emigrantëve. Ashtu siç deklaroi në fundjavë, Meloni nisi manovrat ligjore për të kapërcyer pengesat që i sillte vendimi i gjykatës së Romës.

Këshilli i Ministrave në Itali miratoi ditën e sotme ndryshimet e reja ligjore për emigrantët dhe vendet e sigurta. Rregullat e reja për të kapërcyer jo-në e gjyqësorit për riatdhesimin e menjëhershëm të emigrantëve u miratuan brenda pak minutash.

Këshilli i Ministrave vendosi rregullat e reja për dëbimin e emigrantëve nga të ashtuquajturat “vendet e sigurta”, të cilat do të anashkalojnë vendimet e drejtësisë dhe detyrimet e vendosura nga Gjykata e BE-së.

Në pak minuta, Këshilli i Ministrave miratoi një dekret ligjor që tregon se në cilat vende do të kryhen riatdhesimet e menjëhershme: një formulë “primare” e cila është më e fortë nga pikëpamja legjislative sesa dekreti i thjeshtë i Ministrisë të Punëve të Jashtme në fuqi deri më sot.

Dispozita e re konfirmon në masë të madhe listën me 22 shtete të konsideruara të sigurta nga qeveria italiane, duke u përpjekur të “bllokojë” me një ligj më të fuqishëm mundësinë e dëbimit të menjëhershëm për ata që vijnë nga një nga vendet e listës së përpiluar sot.

Në ndryshimet e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi të ulë numrin e vendeve të sigurta nga 22 në 19, pasi përjashtoi Kamerunin, Kolumbinë dhe Nigerinë.

Mbetet për t’u parë nëse gjykatat – të cilat në 95% të rasteve nuk kishin konfirmuar ndalimin e emigrantëve – do të ndryshojnë qëndrim pas ndryshimeve ligjore të bëra nga qeveria Meloni.

Lexo edhe :  Emigrantët zbresin nga anija ‘Libra’, do i nënshtrohen procedurave të verifikimit

Pengesa, në fakt, u vendos nga vendimi i Gjykatës së BE-së i datës 4 tetor, i cili nuk përfshinte shumicën e 22 vendeve në mesin e atyre që janë në gjendje të mbrojnë të drejtat e të gjithë qytetarëve.

Gjyqtarët evropianë kishin specifikuar se një vend nuk mund të jetë i sigurt nëse një pjesë e territorit të tij nuk garanton mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve, pa përjashtuar asnjë kategori.

Prandaj përjashtimi i Kolumbisë, Nigerisë dhe Kamerunit, vende të cilat nuk e plotësojnë këto kritere do t’i hapë rrugë vazhdimit të marrëveshjes Rama-Meloni.

(Corriere della sera)

Të fundit

Truri i njeriut ka një ”arkiv” që kujton kërcënimet

Truri përmban një ”arkiv” të vërtetë për frikërat, i cili është në gjendje të kujtojë individët dhe situatat që...

Emigrantët përkufizohen si “dele”/ 15 mijë € për kalimin nga Turqia në Itali

“Ne kryem një operacion që na lejoi të godasim një organizatë që vepron në nivele të shumta. Ne hetuam organizatën që operon në territorin...

Lindjet në Itali i afrohen nivelit më të ulët të të gjitha kohërave

Vetëm 379 890 fëmijë kanë lindur në Itali vitin e kaluar, një rënie prej 3,4% nga viti i kaluar, deklaroi Zyra Kombëtare e Statistikave....

Videot dhe filmat familjarë në shirit/Bengu: Rrezikojnë shkatërrimin, duhet ndërgjegjësim

Materialet video të xhiruara në shirita filmikë, me një kamera të thjeshtë dore, nga amatorë të filmit apo në ngjarje të zakonshme familjare, shpesh...

Arrestimi në rrugë, mesazh për çdo politikan që shantazhon drejtësinë si Meta

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi arrestimin në rrugë të Ilir Metës. Në '5 Pyetjet me Babaramon' mendon se ky lloj arrestimi ishte mesazh për këdo që shantazhon...

Lajme të tjera

Web TV