Fustanet velvet rikthehen në modë këtë dimër, ja sugjerimet për t’i kombinuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një veshje velvet është një nga zgjedhjet më “të zgjuara” për sezonin dimëror. Në gardërobën e kësaj periudhe, nuk mund të mungojnë pëlhurat e ngrohta dhe të buta, në silueta të përshtatshme dhe elegante për femrat. Veshja velvet, e cila është rikthyer në sezonin e modës për vjeshtë-dimrin 2024/25, ofron një produkt të shumëanshëm, duke u përshtatur si për përdorimin e përditshëm, ashtu edhe për rastet speciale, shkruan Living.

Tendenca në Pasarela
Këtë sezon, designerët janë të qartë: veshja velvet mund të vishet në çdo orë të ditës dhe për çdo rast. Gucci, për shembull, ka krijuar një interpretim në stilin slip dress (fustan që ndjek linjat e trupit) në një nuancë vishnje-lejla, që e bën veshjen të duket aq femërore sa edhe sensuale.

Fustanet velvet rikthehen në modë këtë dimër, nga Gucci(Gucci)

Schiaparelli dhe Carolina Herrera e ri-invenstuan në klasikën total black me detaje në dekore ose dekolte pa shpatulla. Ndërkohë, Burberry eksperimentoi me nuanca të papritura dhe dizajne, ndërsa Zimmermann e shndërron veshjen velvet në një zgjedhje për mbrëmje të veçanta.

Fustanet velvet rikthehen në modë këtë dimër, nga Gucci(Zimmerman)

Fustanet velvet rikthehen në modë këtë dimër, nga Gucci(Burberry)

Si ta Veshim Velvetin në Dimër 2024

Veshja velvet nuk ka kufij – për moshë, madhësi apo rast. Për një takim special ose një ceremoni dimërore, veshja mund të jetë në versionin total black, me një siluetë të ngushtë dhe që ndjek linjat e trupit, e karakterizuar nga një fund asimetrik. Dizajni, i sofistikuar dhe femëror, lejon gjithashtu eksperimentimin me aksesorët. Në përputhje me kodin e veshjes, mund të zgjidhni këpucë me majë, sandale me gurë dekorativë, ose çizme deri në gjunjë, pa harruar çanta mini në satin ose një çantë portofol.

Fustanet velvet rikthehen në modë këtë dimër, nga Gucci

Për përdorimin e përditshëm, veshjet më të relaksuara, chic dhe komode do të spikasin. Do të gjeni mini veshje me mëngë të gjata të zbukuruara me një maxi me fruda në fund, që i japin lëvizje dhe dinamizëm pamjes. Ndërsa për në zyrë mund të revolucionohet me një veshje të gjerë velvet me golftë lartë në një nuancë të papritur. Mjaftojnë një palë çizme për të ndriçuar pamjen. S.B

Lexo edhe :  Gjimnasti kryen akrobaci të rrezikshme në 1500 metra lartësi (VIDEO)

Fustanet velvet rikthehen në modë këtë dimër, nga Gucci

 

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV