Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Me përkufizim, sondazhet s’janë instrumente precize

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja

Deri më 5 nëntor, priten të publikohen dhjetra sondazhe rreth zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Si zakonisht, pritet të bëhen shumë komente e citime të rezultateve të këtyre sondazheve.

Dhe si zakonisht, në komentet e citimet, me gjasa, mund të mos përmendet një detaj shumë i rëndësishëm i sondazheve – marzhi i gabimit statistikor të tyre. Duke harruar kështu faktin që, me përkufizim, sondazhet s’janë instrumente precize – çdo sondazh ka një marzh gabimi statistikor.

Kur thuhet se, bazuar në filan sondazh, kandidati fistek ka sot kaq përqind të votave, rrallë përmendet se marzhi i gabimt statistikor të kësaj përqindjeje është plus/minus aq përqind. Dhe jo në pak raste, diferenca mes kandidatit fistek dhe konkurentit të tij mund të jetë brenda intervalit të gabimit statistikor – pra, nuk mund të thuhet me siguri statistikore se cili është realisht në epërsi ndaj tjetrit…

Po përse sondazhet kanë marzh gabimi statistikor?

Përgjigjia mund të gjehet tek Ligji i Numrave të Mëdhenj – nga më të rëndësishmit e teorisë së probabilitetit. Kështu, kur dikush hedh 100 monedha mund t’i bien 41% kokë, ose (në ekstremin tjetër) 59% kokë. Po ta përsërisë ky dikush këtë eksperiment me 1100 monedha, intervali i rënies kokë do të jetë nga 47% deri në 53%; goxha më afër probabilitetit real 50%. Ndërsa po të hedhë 100 mijë monedha, intervali i rënies kokë do të jetë shumë, shumë më i ngushtë: 49.7% deri në 50.3%.

Duke u kthyer tek sondazhet, sa më shumë të anketuar të rastësishëm të përfshihen në kampionin statistikor të një sondazhi, aq më shumë i afrohemi përqindjes reale të përkrahjes ndaj një kandidati. Por kostoja e anketimit të 100 mijë qytetarëve të rastësishm është tejet e lartë. Prandaj sondazhistët mjaftohen me kampione relativisht të vogla, që zakonisht prodhojnë marzhe gabimi statistikore plus/minus 3%.

Lexo edhe :  Shuplaka politike e BE, ndaj protestës groteske për Berishën në Bruksel

Dhe kur përqindjet e dy kandidtëve kanë një diferencë që përfshihet brenda intervalit të gabimit statistikor të sondazhit, thjesht mund të thuhet se ata janë statistikisht rrotë-më-rrotë. Sepse mund të qëllojë që në një garë dyshe, një sondazhisti t’i rezultojë kandidati filan me 47% të votave (me marzh gabimi +/- 3%), ndërsa një sondazhisti tjetër (në të njëtën kohë e me të njëjtën metodologji) po ky kandidat mund t’i rezultojë me 53% të votave (me marzh gabimi +/- 3%). Në një rast të tillë, as njëri e as tjetri sondazhist nuk është gabim.  Njësoj si në rastin e hedhjes së 1100 monedhave, gara mund të jetë thjesht barabartë 50-50…

Po përse atëherë vlen të bëhen sondazhe parazgjedhore?

Në qoftë se në një garë dyshe, kandidati filan rezulton me 53.5% (me marzh gabimi +/- 3%) dhe kandidati fistek rezulton me 46.5% (me marzh gabimi +/- 3%), mund të thuhet me siguri statistikore se filani ka epërsi ndaj fistekut. Në rastin më të keq për filanin, ai nuk zbret poshtë 50.5% (53.5% minus 3%), ndërsa konkurenti i tij shkon maksimumi deri në 49.5% (46.5% plus 3%).

SHËNIM: Aktualisht, 7 shtete nga 50 të federatës amerikane janë shtete kyç për përcaktimin e fituesit në garën presidenciale. Në asnjërin prej këtyre 7 shteteve, asnjë nga dy kandidatët nuk e ka arritur ende kuotën 50% (bazuar në mesataren e sondazheve të ndryshme të zhvilluara në secilin shtet). /    S.M

Të fundit

Liam Payne, një kujtesë se fama në adoleshencë mund të jetë fatale

Thjesht një djalosh. Tre fjalë elegjike të postuara në mënyrë prekëse nga nëna e Harry Styles, ish shok grupi...

“Do duhen 350 vjet për të rindërtuar Gazën”

Agjencia Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar prej kohësh se mund të duhen dekada për të rindërtuar Gazën pas ofensivës së Izraelit kundër...

Miratohet ndërtimi i stadiumit të Besës dhe disa fushave në Elbasan e Rrogozhinë

Komiteti Ezekutiv i FSHF-së miratoi sot disa vendime që më së shumti kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës futbollistike në vend. Ndër më kryesori...

Spiropali takohet me homologen letoneze

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ndodhet në Riga për të marrë pjesë në Samitin e Tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, organizuar nga...

Ka afat kur do anëtarësohet Shqipëria në BE, presidentja e KE: Deri në fund të vitit…

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, presidentja e KE, Ursula Von der Leyen u pyet nëse ka një afat për...

Lajme të tjera

Web TV