Plagosja në Peqin/ Policia s’gjen asnjë gëzhojë në vendngjarje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas plagosjes me armë zjarri në qytetin e Peqinit, ka reaguar policia e cila bën me dije se personi i plagosur është një 41-vjeçar i indetifikua me inicialet I.P, punonjës në burgun e Peqinit.

Punonjës i burgut të Peqinit është plagosur me armë zjarri, ndërkohë shkrepja e armës është bërë jashtë mureve të burgut në drejtim të ambienteve të brendshme. Ende nuk dihet nëse 41-vjeçari ka qenë objektivi i sulmit apo ndonjë i burgosur.

E çuditshme është fakti se policia nuk ka gjetur asnjë gëzhojë në vendngjarje ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Peqin/Informacion paraprak

Më datë 28.04.2020, rreth orës 19.40, është lënduar lehtë dyshohet nga një plumb qorr, shtetasi I.P, 41 vjeç, punonjës i IEVP Peqin, i cili pas ndihmës së parë mjekësore, ndodhet në institucionin ku punon dhe po merret në pyetje nga Grupi Hetimor.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku vijon krehja e zonës dhe deri në këto momente nuk janë gjetur asnjë gëzhojë.

Grupi Hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV