Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Shteti që mund të përcaktojë presidentin e ardhshëm të SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa kanë mbetur më pak se dy javë nga zgjedhjet presidenciale dhe anketime tregojnë për një garë tepër të ngushtë, demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump janë përqendruar në Pensilvani, një shtet vendimtar, i cili mund të përcaktojë presidentin e ri amerikan.

Si Donald Trumpi dhe Kamala Harrisi kanë intensifikuar takimet zgjedhore në Pensilvani, kanë investuar para dhe energji për fushatë në shtetin vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve.

Nga 7 shtetet kyçe, Pensilvania është më e madhja dhe ka 19 elektorë, numrin më të lartë ndër ato që konsiderohen shtetet vendimtare.

Në dy garat e fundit, kandidati që ka fituar në Pensilvani, ka fituar edhe zgjedhjet presidenciale. Diferenca në të dyja rastet ka qënë e ngushtë, me disa dhjetra mijra vota në një shtet me miliona votues.

Ndërsa anketimet tregojnë se edhe në këto zgjedhje, gara në atje është teper e ngushtë, Pensilvania mund të përcaktojë fituesin e Shtëpisë së Bardhë.

“Pensilvania është një shtet që e fitoi Trumpi në 2016 dhe Bideni në 2020. Ka shumë votues të bardhë, të klasës punëtore. Ka qendra të mëdha urbane, komunitete rurale. Pra është si një lloj miniature e të gjithë vendit, në disa pikëpamje”, shprehet drejtori i kolegjit Franklin & Marshall, Berwood Yost.

Fuqia e këtij shteti duket se qëndron tek vetë votuesit që kuptojnë rolin jetik që mund të kenë në këto zgjedhje.

“Mendoj se është ndarë në mënyrë të barabartë, gjysma e miqve të mi votojnë për Kamalan dhe gjysma tjetër votojnë për Trumpin. Nëse ky është një tregues atëherë këtu kemi një garë mjaft të ngushtë”, thotë Brian Neel, një votues në Pensilvani.

Edhe votuesja Jodi Eichler-Levine ka të njëjtën ndjesi.

Lexo edhe :  Putin mbledh botën “jo-perëndimore” nis samiti i BRICS në Kazan

“Mendoj se Pensilvania ka nje garë kaq të ngushtë sa që ditën e zgjedhjeve mund të ndikojnë shumë faktorë, që nga fakti, se sa të përkushtuar janë ekipet e kandidatëve për të shkuar derë më derë deri tek moti që mund të ndikojë në daljen ne votime”, shprehet Jodi Eichler-Levine, votuese në Pensilvani.

Demokratja Harris shpreson të sigurojë një numër të madh votash në qendrat urbane në qytetet Filadelfia dhe Pitsburg dhe të shtojë mbështetjen në periferitë e këtyre qyteteve. Ajo u ka bërë thirrje grave, votuesve me ngyrë dhe studentëve, elektoratit që i dha fitoren Joe Bidenit 4 vjet më parë, të dalë në mënyrë masive në votime.

“Do të votoj për Kamala Harrisin. Gjithë jetën kam votuar demokratët. Besoj se ajo po punon për shtresën e mesme, pjesë e së cilës e ndjej veten”, thotë Paul Grant, votues në Pensilvani.

Nga ana tjetër, Donald Trumpi shpreson të zgjerojë mbështetjen në zonat rurale, që i fitoi lehtësisht në 2020 dhe shpreson që votuesit, që tradicionalisht kanë mbështetur demokratët, si latinët dhe punëtorët e krahut, të votojnë për të.

“Votova për presidentin e vërtetë, Presidentin Trump. Vendim i drejtë, sepse po shkojmë në drejtimin e gabuar”, thotë Moses Gonzalez, votues në Pensilvani.

Ndërsa të dyja palët po pretendojnë se kanë epërsi, në një garë kaq të ngushtë, është shumë e qartë, se edhe një votë ka rëndësi.

“Votuesit e të dy kandidatëve janë të motivuar në mënyrë të barabartë. Do jetë një garë në terren”, thotë Berwood Yost nga kolegji Franklin & Marshall.

Për demokraten Harris sfida këtu është edhe më e madhe. Që nga vitit 1948, asnjë demokrat nuk ka fituar zgjedhjet, pa fituar në Pensilvani. S,B

Të fundit

Helmim masiv nga ushqimi në McDonald’s, një i vdekur dhe rreth 50 persona në spital

Një person ka humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë dërguar në spital për shkak të helmimit nga...

Formulë konsensusi për emigrantët: Të regjistrohen edhe nëse kanë pasaporta të skaduara

Pasaportat apo kartat e identitetit të skaduara nuk do jenë pengesë për regjistrimin e emigrantëve të cilët duan të marrin pjesë në zgjedhjet e...

Pse pas ndarjes fiksohemi pas situatave që mund të kishin ndodhur

“Po sikur?”… Një pyetje që na përndjek – ajo që e bën të pamundur ecjen përpara. E gjejmë veten të kapur në një rreth...

GJKKO konfirmoi arrestin me burg për Ilir Metën, Blushi: Vendim i turpshëm i neveritshëm!

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi kritikoi ashpër vendimin e fundit të GJKKO për konfirmimin e arrestit me burg ndaj Ilir Metës duke...

Berisha për çështjen ndaj Metës/ I bëri gjyqin organizatës kriminale SKAP-i i Partisë

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar përpara mbështetësve të tij në lidhje me seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë që u zhvillua në...

Lajme të tjera

Web TV