Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

FLET GJYKATA: Ilir Meta në burg! Ja çfarë vendosi GJKKO për 3 të akuzuarit e tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e posacme ka lene në burg Ilir Meten, ne arrest shtepie Pirro Xhixho  dhe detyrim paraqitje Monika kryemadhin dhe Ema cokun.

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta së bashku me 3 të pandehurit e tjerë, mes të cilëve ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ish-kreu i AKEP-it, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, e akuzuar për veprën penale: pastrim të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim, do të dalin sot përpara Gjykatës së Posaçme për konfirmimin e masës së sigurisë.

Pas ish-kreut të AKEP-it, Piro Xhixho, në masa të rrepta sigurie ka mbërritur në GJKKO edhe Ilir Meta.
Nëse vendoset masa e arrestit me burg, atëherë pas GJKKO-së Meta pritet të dërgohet në qelitë e paraburgimit.

AKUZAT

Në njoftimin zyrtar, të shpërndarë për arrestimin e kreu të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, SPAK ka zbardhur akuzat dhe shkeljet ligjore, që rëndojnë mbi të.

Sipas SPAK, në cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk ka deklaruar një shumë prej 463 mijë dollarë nga lobimi që ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo shumë thekson SPAK nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit R. K. kryer në ish Prokurorinë e Krimeve të Rënda, procedimin penal Nr. 55 të vitit 2019. Objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA.

Ndërkohë që po vijonin hetimet për këtë procedim, mbi bazën e kallëzimeve të shtetasve Halit Valteri dhe Idajet Beqiri, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal nr.122 të vitit 2022 për veprat penale “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.

Në vijim të hetimeve, procedimet e sipërcituara janë bashkuar në një procedim të vetëm në vitin 2024.

Nga sa më sipër, janë dokumentuar disa episode ku subjektet e këtij procedimi penal I.M. dhe M. K. në bashkëpunim mes tyre por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale.

Lexo edhe :  Zjarr në një mobileri në Shkodër, dyshimet e para

1- Është provuar se ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, I. M., ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. Kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura”, theksohet në njoftimin e akuzave nga ana e SPAK-ut.

President, kryeministër dhe kryeparlamentar, kush është Ilir Meta, i arrestuar me urdhër të SPAK?

Ish-Presidenti, ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, është arrestuar këtë të hënë me urdhër të SPAK.

Meta ka mbajtur postet më të larta shtetërore ndërsa aktualisht ishte president i Partisë së Lirisë.

Ilir Rexhep Meta, i lindur më 24 mars 1969 në Skrapar, Shqipëri, është një nga politikanët më të njohur në vend. Ai ka ndjekur studimet në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, ku ka përfunduar me sukses dhe ka vazhduar studimet pasuniversitare.

Aktiviteti i tij politik filloi në vitin 1990, pas rënies së komunizmit, ku ai u angazhua si pjesëmarrës aktiv në lëvizjet studentore për pluralizmin politik.

Meta u zgjodh për herë të parë deputet në vitin 1992 dhe ka shërbyer në shumë poste të rëndësishme. Ai ka shërbyer si Kryeministër i Shqipërisë nga 28 tetori 1999 deri më 29 janar 2002. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, ai u rizgjodh si Kryeministër, por dha dorëheqjen më 29 janar 2002 për shkak të tensioneve brenda partisë së tij.

Në vitin 2004, ai themeloi Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), një parti që synonte integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Meta mbajti postin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë nga 10 shtatori 2013 deri më 28 prill 2017. Pas përfundimit të mandatit si Kryetar i Kuvendit, ai u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë më 28 prill 2017.

Më 28 prill 2017, Ilir Meta u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë me 87 vota nga 140 anëtarët e parlamentit. Gjatë mandatit të tij si president, ai është përballur me sfida të shumta politike dhe sociale, duke përfshirë një krizë të thellë politike që çoi në një proces “impeachment”-i në vitin 2021. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e shpalli atë të pafajshëm dhe anuloi vendimin e parlamentit.

Ai është i martuar me Monika Kryemadhin, me të cilën ka tre fëmijë, edhe pse së fundmi ka lajmëruar se kanë nisur procedurat e divorcit. S.B

Të fundit

Vrasja e Nasrallah dhe e ardhmja e Lindjes së Mesme: një podcast që ndezi një debat

Kohët e fundit kemi publikuar në bibliotekën tonë audio kushtuar Historisë një podcast mbi vdekjen e Hasan Nasr Allah , liderit...

Misteri i Petrës/ A ka ende një qytet nëntokësor për t’u zbuluar?

Petra, perla e Nabataeans, ku Steven Spielberg në sagën e Indiana Jones imagjinonte se mbahej Graali i Shenjtë (kupa në të cilën do të ishte mbledhur gjaku i Jezusit) , rezervon ende...

A ka marrë Klea Prenga mesazhe kërcënuese nga motrat Berisha? Ja si përgjigjet avokati

Avokati i Klea Prengës, Alfred Duka tha se modelja nuk ka pasur kurrë kontakte me motrat Berisha, si dhe nuk ka marrë as mesazhe...

Përfshihet nga flakët banesa në Fier, rrezikohet çifti i të moshuarve

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në lagjen “15 Tetori” në Fier. Flakët kanë përfshirë katin e tretë...

Meta në burg/ Galdini: Kërcënoi Dumanin si Toto Rina dhe Al Kapone!

Sot, GJKKO konfirmoi masën e arrestit në burg për Ilir Metën. Ndërkohë në ‘Repolitix’ vijoi diskutimi me analistët e ftuar nga Denis Minga. Ferdinand Dervishi theksoi...

Lajme të tjera

Web TV