Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Një rikthim triumfues: Pas 20 vitesh sakrifice, bodybuilder Endri Pandazi drejt botërorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E gjitha nisi krejt rastësisht, si një mënyrë për të humbur peshë në moshën 16-vjeçare. Endri Pandazi, që në atë kohë peshonte 130 kg, ndiente se pesha e tepërt i kishte penguar gjithmonë pasionin për sportet: “Arriti një pikë që thashë me vete ‘stop’ dhe aty filloi çdo gjë”. Një mik i sugjeroi palestrën si zgjidhje, dhe asokohe ai nuk e dinte që ky sugjerim do të shënonte fillimin e një udhëtimi 20-vjeçar në rrugën e bodybuilding-ut. Në atë kohë, palestra ishte thjesht një mënyrë për të humbur kilogramët e tepërt, por shumë shpejt u shndërrua në një dashuri të madhe. Ai pati fatin të takonte një bodybuilder me përvojë, i cili e pa pasionin e tij të sinqertë dhe vendosmërinë që kishte për të ndryshuar. Me përkrahjen e këtij mentori, nisi të mësojë bazat e dietave dhe stërvitjes, në një kohë kur informacioni mbi fitnessin ishte i pakët në Shqipëri dhe suplementet sapo kishin filluar të hynin në treg. Gjithçka ishte shumë më sfiduese sesa sot, kur rrjetet sociale dhe burimet e informacionit janë të shumta dhe lehtësisht të aksesueshme. Ai mbështetej tek revistat e huaja të fitnesit për të marrë informacion rreth ushqimeve dhe produkteve që mund të përmirësonin performancën e tij.

Fillimi i një ëndrre: Gara e parë dhe dëshira për të arritur më shumë

Me kalimin e kohës, pasioni për bodybuilding-in u rrit, dhe në vitin 2009, në moshën 20-vjeçare, Endri vendosi të garonte për herë të parë në kampionatin kombëtar dhe mbarëkombëtar në Tiranë. Rezultati ishte një sukses i menjëhershëm: ai fitoi kategorinë junior dhe zuri vendin e dytë në rang kombëtar. Për një djalë të ri që kishte filluar të stërvitej vetëm për të humbur peshë, kjo arritje ishte më shumë se sa mund të kishte imagjinuar. Forma që arriti për atë garë ishte diçka që shumë të rinj në moshën e tij as nuk mund ta ëndërronin. “Pasioni sa vinte e shtohej, po ashtu dhe ëndrrat mbi të ardhmen në këtë sport që e doja aq shumë”, shprehet Endri.

Viti pasues, 2010, ishte edhe më i suksesshëm. Ai fitoi sërish në kategorinë junior, duke dalë triumfues përballë sportistëve nga Kosova dhe diaspora. Pavarësisht suksesit në skenën kombëtare, ai e dinte se sfidat e mëdha ishin ende përpara. Bodybuilding-u është një sport që kërkon përkushtim të jashtëzakonshëm, veçanërisht në aspektin financiar. Si trajner personal dhe instruktor në palestër, të ardhurat e tij ishin të pamjaftueshme për të ndjekur një regjim të rreptë dietik dhe për të blerë suplementet që kërkon ky sport. Ishte sfiduese të mbante ritmin me stërvitjet profesionale dhe të përballonte kostot e larta të një diete të tillë. “Ishte vërtetë e vështirë që t’ja dilja prandaj bëra një pauzë”, thekson ai.

Pauza e detyruar dhe zhgënjimi i madh në 2016

Në një moment, Endri vendosi të bëjë një pauzë nga garat për shkak të vështirësive  dhe dëshironte të përfundonte studimet e tij për fizioterapi. Pauza e tij zgjati katër vite, por pasioni për bodybuilding-un nuk u shua kurrë. Në vitin 2014, ai vendosi të rikthehej në garë. Gjatë tre viteve të ardhshme, ai arriti disa rezultate të mira, duke zënë vende të treta dhe të para në kategorinë deri në 80 kg.Megjithatë, viti 2016 ishte një moment kyç në karrierën e tij. Ai bëri një përgatitje të gjatë dhe të kujdesshme, duke u bindur që ishte në formën më të mirë të jetës së tij, por rezultatet në garë nuk ishin ato që ai priste. Endri e kujton si një moment mjaft zhgënjyes: Nuk me dhanë atë që meritoja, pas javësh të tëra stërvitje të pandërprerë dhe sakrifice”.

Lexo edhe :  Champions/ Dominim nga skuadrat angeleze, surprizojnë francezet, zhgënjejnë spanjollet

Pas këtij zhgënjimi, ai vendosi të bëjë një tjetër pauzë të gjatë nga garat, por kurrë nuk u largua plotësisht nga palestra. Ai vazhdoi të punonte si trajner dhe instruktor, duke ndihmuar të tjerët të arrinin objektivat e tyre në fitness. Megjithatë, dëshira për të garuar nuk u shua kurrë.

Rikthimi madhështor: Një kampion pas 8 vitesh jashtë skenës

Në vitin 2024, pas një pauze 8-vjeçare nga garat, ai mori një vendim që do të ndryshonte gjithçka: të rikthehej në skenë. Pavarësisht viteve larg konkurrencës dhe vështirësive financiare, ai vendosi të stërvitej sërish. Këtë herë, ndryshe nga herët e tjera, përgatitja ishte e shkurtër dhe bazike, zgjati vetëm 7 javë. Fillimisht, ai kishte dyshime për formën e tij, por dita-ditës, trupi filloi të reagojë në mënyrë të shkëlqyer.

Rezultati? Endri Pandazi arriti të fitojë titullin Kampion Kombëtar në kategorinë deri në 85 kg dhe të përmbushte ëndrrën e tij më të madhe: të shpallej Kampion Absolut i Shqipërisë për vitin 2024. Ishte një arritje e pabesueshme për dikë që kishte qenë jashtë skenës për kaq shumë kohë. Trupi i tij arriti një përqindje dhjamore ekstreme, rreth 4%, dhe ishte në formën më të mirë të jetës së tij.

Sfida e ardhshme: Botërori 2025 dhe nevoja për mbështetje

Megjithëse triumfi i tij ishte i madh, shpërblimi monetar ishte thuajse inekzistent. Përkundër gjithë përkushtimit dhe sakrificave, bodybuilding-u në Shqipëri mbetet një sport pa mbështetje financiare të mjaftueshme. Edhe pse ai arriti të bëhej kampion absolut, të ardhurat që fitoi nga ky sport nuk ishin të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e tij si atlet profesionist. Por sfidat e tij nuk ndalen këtu. Ai tashmë ka synimin më të madh për vitin 2025: “’Oreksi vjen duke ngrenë’, prandaj unë nuk do ndalem me kaq por dua të përfaqësoj kombin tim dhe veten në arenën ndërkombëtare në 2025”. Kampionati botëror i bodybuilding-ut do të mbahet në Lindjen e Mesme, dhe objektivi i tij është të renditet në Top 6. Ai beson se me formën që ka arritur, mund të arrijë këtë qëllim, por për këtë i duhet një mbështetje më e madhe, veçanërisht financiare. Në këtë fazë të karrierës, një sponsor do të ishte thelbësor, shprehet ai. Përfaqësimi i një kombi në arenën ndërkombëtare kërkon më shumë se sa pasion dhe përkushtim. Kërkon edhe burime financiare, të cilat do të ndihmojnë në mbulimin e kostove të përgatitjes dhe pjesëmarrjes në gara të nivelit botëror.

Mesazhi për të rinjtë: Sporti si mënyrë jetese

Përtej sukseseve personale, ai ka një mesazh të fuqishëm për brezat e rinj: “Sporti është vetë jeta. Ai dëshiron të frymëzojë të rinjtë që të mos heqin dorë nga pasionet e tyre, pavarësisht pengesave. Për të, sporti nuk është vetëm një mënyrë për të fituar trofe, por një mënyrë për të jetuar një jetë më të shëndetshme dhe më të plotë./E.Ç

 

Të fundit

“Princi i vogël” del në ankand për 1,25 milionë dollarë

Një dorëshkrim i rrallë i "Princit të Vogël" të Antoine de Saint-Exupery që përmban korrigjime të bëra me dorë...

Arrestimi i Metës jehonë në mediat amerikane/ Fox News: Ish-presidenti shqiptar në pranga

“Ish-presidenti shqiptar Ilir Meta u arrestua të hënën në kryeqytetin e Tiranës me akuzat e dyshuara për pastrim parash dhe korrupsion, si dhe fshehje...

Rama në Nju Jork!/ Logo e eventit shfaqet në ekranin e famshëm të Time Square

Kryeministri Edi Rama i rikthehet turit me diasporën. Burime për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj, bëjnë me dije se kreu i qeverisë udhëtoi sot për në...

OSBE na pyet të përcaktojmë seksin, deputeti i PD: Pyetësori i Prezencës fyes, e refuzoj

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një postim në Facebook ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me një pyetësor të publikuar nga...

“E fëlliqur”/ Degradon debati mes Gresës dhe Xhenetës në Big Brother VIP Kosova 3

Gresa Gashi dhe Xheneta Fetahu kanë vazhduar përplasjet me njëra-tjetrën në Big Brother VIP Kosova 3. Ato duket se nuk po mund të gjejnë një...

Lajme të tjera

Web TV