Mos e rreni publikun, Altin Dumani nuk është vegël e Edi Ramës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Berat Buzhala

Vllaznit në Shqipëri janë fantastik

Qe 30 vjet kane bertite “hajnat ne burg, hajnat ne burg”, por kur prokuroria filloi me jau plotesu deshirat, prape nuk jane te kenaqun.

Gjysma po kerkojne me i shti ne burg Meten e Berishen, gjysma Edi Ramen e Erion Veliajn.

Altin Dumani, ne anen tjeter, po thote “avash djema, se ne burg ka me pase vend per krejt, ama mos lypni qe qysh diten e pare, me i zgjidhe problemet historike te Shqiperise”.

Kur kam qene njehere ne emision te Grida Duma pata thane, e po e perseris: SPAK ne Shqiperi eshte si Tribunali Special i Kosoves. Eshte nje organizate e krijume dhe e kontrollume prej Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Kushdo qe mendon qe SHBA i ka investu qindra miliona euro ne drejtesine e Shqiperise, qe pastaj ajo drejtesi me ju dhane dhurate Edi Rames, qe ky me i luftu kundershtaret e tij politik, eshte naiv.

Nese duhet me u arrestu Edi Rama, atehere koha me e mire per me e arrestu ate, do te ishte koha kur opozita nuk kontrollohet prej nje udheheqesi qe eshte ne liste te zeze te SHBA’ve dhe i dyshuar per korrupsion.

Sa per krahasim: Hashim Thaci eshte arrestu atehere kur aleatet e Kosoves u siguruan qe ne Kosove nuk do te kete boshllek politik. Prokuroria kudo ne bote ben kapak edhe politike. Ajo cfare nuk ben politike eshte gjykata.

Opozita ne Shqiperi eshte nje xhungel e vertete. Eshte nje kaos, pa bisht dhe pa krye. Meqe vet jane ashtu, kerkesa e tyre eshte qe e gjithe Shqiperia te shnderrohet ne xhungel.

Pervoja e jeme jetesore, si vrojtues deri dikund i vemendshem i zhvillimeve politike, me meson qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne rajonin tone, kurre, asnje lideri, nuk i kan dhane imunitet bllanko.

Lexo edhe :  Don Kishot Berisha, njeriu i cili sfidoi Perëndimin me një gërdallë-parti

Per shkak te rrethanave politike dhe te sigurise, kane bo kalkulime ditore, por kurre nuk i kane investu milionat e tyre per me ia siguru pushtetin Hashim Thacit, Gjukanovicit, Gruevskit, Edi Rames ose kujtdo tjeter.

Mos e rreni publikun, Altin Dumani nuk eshte vegel e Edi Rames./K.B

Të fundit

10 arsye pse qentë janë të mirë për shëndetin tuaj

Qentë tanë mund të na bëjnë të ndihemi më mirë. Ato zvogëlojnë stresin, diagnostikojnë sëmundjet dhe na mbajnë të...

Starmer dënon bllokadën në Gaza: Niveli i vuajtjes është i papranueshëm

Lideri i Laburistëve dhe kryeministri i Britanisës së Madhe, Sir Keir Starmer, ka kritikuar qasjen e Izraelit ndaj Gazës gjatë një fjalimi në Dhomën...

Aksident te “Shkalla e Tujanit”/ Përplasen dy makina, njëra përmbyset në rrugë!

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme te “Shkalla e Tujanit”. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa njëra prej tyre është kthyer...

Biseda telefonike me Putin, Trump: Më tha se admiron gruan time Melania

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar dje një telefonatë më shumë se dy orëshe me homologun rus Vladimir Putin, ku siç raportuan mediat ndërkombëtare...

Shkodra Elektronike sjell projektin e ri pas suksesit në Eurovision

Pas suksesit në Eurovision dhe jehonës së krijuar për emrin e tyre, Shkodra Elektronike duket se nuk e ka në plan të ndalet. Grupi...

Lajme të tjera

Web TV