“Suksesi i njeriut është te sjellja”/ Krrashi: Si krijova dyqanin lëvizës të luleve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jemi mësuar të shohim dyqane të ndryshme lulesh në zona të populluara, por Shefqet Krrashi ka zgjedhur një tjetër mënyrë për të shitur lule. Teksa tregon vlerësimin dhe përkujdesjen e tij ndaj luleve, ai rrëfeu për Real People si krijoi ‘dyqanin e tij lëvizës’, një biznes ndryshe i cili i kursen shumicën e shpenzimeve.

‘Lulja të frymëzon. Ashtu siç çel lulja, të çel edhe truri; lulja të rilind. Te unë e ka dhënë efektin, lulja të zbukuron, të zgjat jetën,’ – tregon ai.

Krrashi ka treguar se si nisi ideja për të hapur këtë biznes, duke listuar kushtet që kërkon një dyqan dhe si e ka përshtatur ai fugonin e tij në një biznes lulesh me rafte.

“Para disa vitesh, vëllai im merrej me lule dhe unë e shikoja, por nuk kisha ndonjë interes; në shtëpi kisha shumë lule tradicionale dhe kujdesej gruaja. Lulja ka lidhje me sistemin nervor, sepse pamja e lules reflekton në sistemin nervor dhe të qetëson. Unë këtë makinë të vogël e kam kthyer më mirë se sa një dyqan; raftet i kam mbushur me të gjitha llojet e luleve. Ky është fugon në lëvizje, kam kërkesa dhe klientë që më kërkojnë të shkoj tek ata. Dyqani do kushte, do dritë, të jetë vend me lëvizje; qeraja është e shtrenjtë, ka kushte të tjera dyqani. Me furgon paguaj vetëm harxhimet e mia, jo qera. Jam me kasë me të gjitha. Kam shumë klientë të huaj, sidomos amerikanë. Suksesi i njeriut është tek sjellja”, tha ai./E.T

Të fundit

Sistemi zgjedhor në Kosovë nuk është për t’u marrë si shembull

Ervis Iljazaj  Pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve të 11 Majit, parti politike apo kandidatë të caktuar i janë turrur...

“Beni ecën vetë”, historia e filmit të bazuar mbi romanin e Kiço Blushit

Filmi ‘Beni ecën vetë’ mbetet edhe pas kaq vitesh akoma mbetet ndër filmat më të mirë shqiptarë. ‘Beni ecën vetë’ është prej atyre filmave...

Catherine Paiz flet për tradhtitë e Austin McBroom: Më tha mos reago

Catherine Paiz, e njohur nga kanali “The ACE Family”, ka rrëfyer hapur për tradhtitë e ish-bashkëshortit të saj, Austin McBroom, gjatë një interviste në...

Trafik armësh nga Kosovë drejt Shqipërisë, arrestohen 10 persona!

Një operacion i madh kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar nga Policia e Tiranës. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Murrizi paralajmëroi arrestimin e dy deputetëve të PD në listën e Tiranës, reagon Berisha

Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat”, u pyet se çfarë mendonte për deklaratat e Myslym Murrizit, i cili tha se “priten arrestime...

Lajme të tjera

Web TV