Disfata e ushtrisë italiane në Rusi: Mijëra të rënë e të zhdukur gjatë Barbarossa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Barbarossa, në të cilin trupat italiane luftuan përkrah ushtrisë naziste kundër Bashkimit Sovjetik, rezultoi një dështim në të gjitha frontet. Rreth 84 mijë nga afro 300 mijë ushtarë italianë humbën jetën, një humbje e paprecedentë për Italinë në aspektin e jetëve të humbura. Me 22 qershor 1941, Hitler nisi sulmin kundër Bashkimit Sovjetik, me mbi tre milionë ushtarë gjermanë të përfshirë. Rreth 700 mijë trupa nga vendet aleate iu bashkuan Gjermanisë, dhe Musolini vendosi të kontribuonte në frontin lindor, duke besuar në një fitore të shpejtë dhe të sigurtë. Në korrik, Italia dërgoi rreth 62 mijë trupa në Rusi.

Në vitin 1942, Armatën Italiane në Rusi (ARMIR) e përforcuan deri në 230 mijë burra për të mbështetur Wehrmacht-in në betejën e Stalingradit. Mirëpo, ofensiva sovjetike “Saturni i Vogël” në dhjetor të atij viti shkatërroi linjat italiane. Mungesa e pajisjeve dhe uria i lanë italianët të pambrojtur në dimrin rus, ndërsa gjatë tërheqjes dramatike në betejën e Nikolaevka-s në janar 1943 shumë ushtarë mbetën të zhdukur. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, hapja e arkivave zbuloi se shumë italianë kishin vdekur nga uria në kampet sovjetike të burgimit.

Të fundit

Familja Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë/ Ja çfarë roli do të marrë secili anëtar

Melania, Eric, Donald Jr., Ivanka dhe Barron, e gjithë familja Trump do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë të...

A mund të konsumohet kivi bashkë me lëkurë? Zbuloni të vërtetën

Fruti i kivit është një nga frutat më të veçanta me një lëkurë plot qime dhe tul të athët në të ëmbël dhe jeshil...

Monedhat e huaja të gjitha në rënie, euro më ‘e brishta’

Ditën e sotme, 18 janar 2025, dollari amerikan blihet me 95 lekë dhe shitet me 96.2 lekë. Euro blihet me 97.8 lekë dhe shitet 98.5...

Parashqevi Simaku nën kujdesin mjekësor pas krizave nervore, pranon trajtimin në New York

Artistja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku, pas dy javësh të vështira të kaluara në një spital psikiatrik në Nju Jork, ka pranuar të marrë...

Rama: Kuvendet Rinore kulmojnë më 1 shkurt me Kuvendin Kombëtar për Shqipërinë 2030

Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, njoftoi dje se më 1 shkurt do të zhvillohet në Tiranë Kuvendi Kombëtar i Forumeve...

Lajme të tjera

Web TV