“Meta posedon vila, resorte dhe gurore në Shqipëri”, Beqiri zbulon detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në një emision televziv foli për pasuritë që ka Ilir Meta.

Ai thotë që nuk ka vend që Ilir Meta nuk e ka shfrytëzuar për fitimet e tij.

Beiqiri shprehet që ish-presidenti ka shuma marramendëse në banka gjithashtu ka pallate, vila, resorte, sauna madje dhe gurore të cilave iu përdor gurin dhe mermerin.
“Në Qipro kanë llogari bankare të fuqishme, Ilir Meta atje ka bërë pastrim të parave. Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nga qarqet serbe dhe ruse i kanë ardhur shumë të jashtëzakonshme dollarë euro.

Ilir Meta ka në bankat e Zvicrës miliona euro një pjesë të mirë të floririt që vodhi në Krrabë ai e ka depozituar në Zvicër. Kjo është e vërtetë unë i kam dhënë SPAK një dëshmitar okular të cilit i kanë shkuar njerëzit e Ilir Metës dhe i kanë thënë që të hapte një llogari bankare ku ai të merrte pjesën e tij dhe të depozitonte 500 milionë euro pasi ai ishte qytetar zvicerian dhe ishte i pajisur me letra.

Ai dëshmon që nuk e ka kryer këtë veprim pasi pyetja e parë që Zvicra do i bënte ishte se kush është burimi i këtyre parave. Ai është dëshmitar okular dhe tregon që ata u shkëputen nga ai pasi nuk pranoi.

Shtete e Bashkuara të Amerikës e dinë ku është kjo llogari dhe sa para ka brenda. Ilir Meta dhe Shkëlzen Berisha kanë llogari ilegale që nuk po i tregojnë dhe SPAK duhet t’i hetojë. Kanë shuma të jashtëzakonshme dhe i kanë të fshehura. Nuk i tregojnë këto banka dhe kur SPAK i ka kërkuar ata nuk ia kanë dhënë i kanë fshehur.

Ilir Meta nuk ka vend që nuk ka pasuri por edhe asete në Greqi, Zvicër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në San Marino. Asetet më të mëdha Ilir Meta i ka në Angli. Në Angli ai kishte një administrator të pasurisë tij ish-drejtorin e ujësjellësit të Tiranës që e kishte vendosur Ilir Meta e kishte si bankier në Londër dhe mbante valixhet me lekë të Ilir Metës jo vetëm mbante fëmijët të cilët studionin atje por administronte dhe asetet e ndryshme 51 asete të ndryshme të numëruara vetëm në Angli. Asete si hotel, bar, resort, sauna.

Lexo edhe :  Rama publikon pamjet nga Mati/ Një destinacion që s’duhet lënë pa u vizituar! (VIDEO)

Që të mos binte në sy ai i ka shpërndarë disa tek njerëzit e tij që ti mbanin në emrin e tij edhe në vende të tjera. SPAK ka evidentuar gjithashtu edhe brenda vendit pallate, toka vilën në Gjirin e Lalzit. Ka pasuri në formën e SHPK-ve posaçërisht guroret e Shqipërisë që i merr dhe shfrytëzon jo vetëm gurin por edhe mermerin e tyre. Ka në Tiranë në Pogradec në Malin e Tomorrit dhe në malin e Zaloshnjës”, tha ai./S.M

Të fundit

Bardhi kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni përfshirjen e Presidencës në procesin zgjedhor

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos...

‘Më 12 maj do vijë era shtet’, VIDEO e Flamur Nokës bëhet virale në rrjet

Sali Berisha dhe Flamur Noka betoheshin para zgjedhjeve, se nuk do të lejonin asnjë shkelje në 11 maj dhe do të fitonin zgjedhjet. Madje, Flamur...

Mbi 7 mijë vizitorë në vit, Llixhat e Elbasanit shtojnë turizmin kurativ

Banjat e Elbasanit, të njohura ndryshe edhe si llixhat, nga vit në vit po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë, kryesisht mosha e tretë,...

“Kisha është e plagosur”/ Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Jini të besueshëm

Në mesazhin e tij në Meshën për shugurimin e njëmbëdhjetë priftërinjve të rinj të dioqezës së Romës, Papa Leo XIV i kërkoi të gjithë...

Sali Berisha dhe Ilir Meta koalicion?/ Ja përgjigja e Kreut të PD

Kreu demokrat tha se Meta, të cilin e cilëson të burgosur politik, ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e vetë. Ai tha se koalicioni...

Lajme të tjera

Web TV