Pak para takimit me Ramën, Fredi Beleri: Shqipëria nuk hyn në Bashkimin Europian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fredi Beleri dhe Edi Rama pritet të kenë takimin e tyre të parë pas daljes nga burgu, si pjesë e një delegacioni të Parlamentit Europian në Tiranë.
Fredi Beleri i ka dërguar mesazhe Edi Ramës , para takimit të parë që do të kenë pas daljes nga burgu. “Zoti Rama është sovran në vendimet për vendin e tij, por ka një vend tjetër më të fuqishëm që është Greqia, e cila me lëvizjen e kryeministrit grek për të më shpallur mua si kandidaturë dhe me besimin e popullit ka treguar se askush nuk mund të luajë me helenizmin”, tha Beleri për OPEN.
Fredi Beleri dhe Edi Rama pritet të kenë takimin e tyre të parë pas lirimit nga burgu, si pjesë e një delegacioni të Parlamentit Europian në Tiranë, për të kontrolluar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian .

“Nuk e prisja kurrë që unë si përfaqësues i Parlamentit Europian dhe ai i shtetit shqiptar, do të takoheshim”, komentoi Beleri.

Për minoritetin grek, ai sqaroi se “kam vendosur të kërkoj gjithçka që u privohet mërgimtarëve, siç është prona, e drejta e vetëvendosjes. Nëse të drejtat themelore nuk respektohen, besoj se Shqipëria nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian”.

Fredi Beleri vlerëson se Edi Rama po e shtyn Shqipërinë drejt Turqisë, kundër vullnetit të qytetarëve shqiptarë: “Ndërhyrja e Turqisë në Shqipëri duket qartë çdo ditë. Është e pashpjegueshme pse njerëzit nuk besojnë se duan një marrëdhënie me Erdoganin. Shqipëria kërkon të hyjë në BE. Tashmë gjysma e qytetarëve shqiptarë jetojnë në vendet e BE-së”, tha Beleri./S.M

Të fundit

Bardhi kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni përfshirjen e Presidencës në procesin zgjedhor

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos...

‘Më 12 maj do vijë era shtet’, VIDEO e Flamur Nokës bëhet virale në rrjet

Sali Berisha dhe Flamur Noka betoheshin para zgjedhjeve, se nuk do të lejonin asnjë shkelje në 11 maj dhe do të fitonin zgjedhjet. Madje, Flamur...

Mbi 7 mijë vizitorë në vit, Llixhat e Elbasanit shtojnë turizmin kurativ

Banjat e Elbasanit, të njohura ndryshe edhe si llixhat, nga vit në vit po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë, kryesisht mosha e tretë,...

“Kisha është e plagosur”/ Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Jini të besueshëm

Në mesazhin e tij në Meshën për shugurimin e njëmbëdhjetë priftërinjve të rinj të dioqezës së Romës, Papa Leo XIV i kërkoi të gjithë...

Sali Berisha dhe Ilir Meta koalicion?/ Ja përgjigja e Kreut të PD

Kreu demokrat tha se Meta, të cilin e cilëson të burgosur politik, ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e vetë. Ai tha se koalicioni...

Lajme të tjera

Web TV