“Do të zgjerohet zona e gjelbër”, Rama: Në 11 maj do rianalizojmë situatën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikate drejtëpërdrejtë në Facebook tha se ditën e premte pritet të arrihet një vendim për përfshirjen në zonën e gjelbër edhe qytete të tjera, por përjashtoi Tiranën të cilën e quajti një zonë delikate.

“Ka disa zona të tjera që mendojmë se i plotësojnë kriteret. Tirana në këtë moment mbetet zonë delikate dhe për këtë arsye nuk përfshihet. Deri ditën e premte do të kemi një konkluzion dhe do të lajmërojmë për zona të tjera të gjelbërta”,- tha Rama.

Rama vuri edhe një herë në dukje se masat e marra në Shqipëri nuk janë shumë ndryshe nga ato të vendeve fqinje, për shëmbull Greqia e cila ka marrë masa lehtësuese, nuk lejon lëvizjen nga periferia në prefekturë.

Kreu i qeverisë tha se pas datës 11 maj mund të ketë një lehtësim lidhur me karantinimin e domosdoshëm në hotele.

“Dëgjoj vërejtet e disave dhe më duket sikur nuk jetojnë në këtë planet. Faktikisht është e gjithë bota kështu. Masat e lehtësuara në Greqi nuk e lejojnë lëvizjen nga prefektura në prefekturë. Të bëjmë durim, të shohim që procesi po vazhdon dhe jemi të suksesshëm në frontin me armikun e përbashkët, e gjithë sakrifica mund të zhbëhet nëse hapemi për një javë pa kujdes.

Deri pas kësaj jave dhe javën në vijim ne do të bëjmë një analizë të thellë, do ballafaqohemi edhe me komitetin për hapjen e mëtejshme të koridoreve tokësore dhe ajrore. Në 11 maj do kemi lehtësim në raport me domosdoshmërinë e karantinimit në hotel. Në javën e ardhshme do shikojmë të gjithë elementët”,- shtoi ai./Fjala.al

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV