Tkurret me 4.8% ekonomia globale/ Efekti domino në SHBA, Kinë dhe Europë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekonomia amerikanë ka shënuar tkurrjen më të madhe në më shumë se një dekadë në tremujorin e parë të këtij viti, pasi vendi u detyrua të mbyllet për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Ekonomia më e madhe e botës shënoi një rënie prej 4.8% në periudhën janar-mars 2020, sipas të dhënave zyrtare të publikuara këtë të mërkurë.

Kjo është hera e parë që shënohet rënie e Prodhimit të Brendshëm Bruto që prej vitit 2014. Për shkak të krizës së dy muajve të fundit, 26 milionë amerikanë kanë mbetur pa punë ndërsa besimi konsumator dhe aktivitetit të biznesit ka rënë në nivele historike.

Ekspertët parashikojnë që ekonomia të tkurret me 30% ose më shumë, deri në fund të muajit qershor. Rënia në ekonominë amerikane mund të ndikojë mbarë ekonominë globale.

Ndërkohë edhe në Kinë, ekonomia ka shënuar rënie me 6.8% të PPB-së për tremujorin e parë të 2020-ës, tkurrja e parë që prej vitit 1992. Edhe Gjermania bëri të ditur sot se ekonomia e saj pritet të shënojë rënie përgjatë këtij viti, me një rekord prej 6.3% raporton BBC./Fjala.al/

Të fundit

Spartak Ngjela: Fatkeqësia e PD është Sali Berisha

Për të bërë një analizë konceptuale për Zgjedhjet 2025 në panelin e “Shqipëria Voton” në Top Channel, moderatorja Grida...

Lezha si fushë ping-pongu, përmbysen sërish shifrat e PS dhe PD

Vijon procesi i numërimit të votave në Qarkun e Lezhës ndërsa pak minuta më parë Partia Demokratike ka kaluar Partinë Socialiste duke dalë në...

PD denoncon arrestimet në Pogradec: Policia e njëanshme, incidenti u provokua….

Partia Demokratike ka reaguar për incidentin e një dite më parë në qendrën e votimit në Pogradec, ku policia vuri në pranga simpatizantin e...

“Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para të tjerëve”

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka theksuar edhe një herë se e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian. Duke folur për mediat...

Vllaznia-Egnatia, policia shoqëron një tifoz, kishte çantën me fishekzjarre

Policia e kryeqytetit ka bërë të ditur se ka shoqëruar në komisariat një tifoz të Vllaznisë para takimit final me Egnatian, pasi gjatë kontrolleve...

Lajme të tjera

Web TV