Berisha nën arrest, Meta në qeli/ Dashamir Shehi: Ndikon negativisht te opozita

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas kryetarit të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, vënia në “arrest shtëpie” për Sali Berishën dhe arrestimi i Ilir Metës, ndikojnë negativisht te opozita.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Shehi u shpreh se nuk ka më të paprekshëm dhe se gjithësecili duhet të përgjigjet.

Ndër të tjera, Shehi deklaroi se opozita duhet të ofrojë alternativa dhe figura të reja poltike.

“Po marr rastin e fundit, më të zhurmshin, të zotit Meta. Mënyra si e morën, nuk më pëlqeu. Në një shtet civil evropian, ka mënyra profesionale. Mendoj që, përsa kohë një njeri nuk është gjykuar në formën e vet difinitive siç e ka ligji,konsiderohet i pafajshëm. Kushdo që i bie një fletë arresti, organet e shtetit shqiptar, duhet ta respektojë, ik përgjigju atje, ky është shteti jonë, me gjithë defektet e veta. Nuk bëhet gjyq publik nëpër media, për çështje të janë të natyrës penale dhe adminsitrative. Bëhet gjyq për çështje politike, opinione politike,. Nëse do ta infektojmë ambientin politik, mediatik, vetëm me këto tema, nuk ka produkt këtu. Nuk do bëhet ndonjëherë republikë prokurorësh Shqipëria. Nuk ka më të paprekshëm, gjithësecili duhet të përgjigjet. Ka dy anë, ka anën e vet negative, disa personazhe janë nga opozita, mund të ketë edhe të tjerë në të ardhmen. Ka edhe nga këta të tjerët sa të duash. Mund të influencojë pozitivisht për të dyja palët. Unë uroj që të jenë të pafajshëm. Duhet të ofrojmë alternativa të reja, figura të reja. Të gjithë këto parti të reja, po të bashkohemi bashkë, prodhojmë sinergji të madhe. Tani ta shikojmë. Momenti është historik. Detyra jonë është të largojmë qeverinë socialiste, Edi Ramën. Mënyra për t’u votuar me listë të hapur”, theksoi ai./K.B

Të fundit

“Qershor përvëlues”/ Paralajmërojnë sinoptikanët: Kujdes nga temperaturat e pazakonta

Qershori ka nisur me valën e parë të të nxehtit afrikan, meteorologia Tanja Porja paralajmëroi në Dita Jonë një...

Prindërit që bëjnë këto gjashtë gjëra rrisin fëmijë të sigurt dhe të suksesshëm

Vetëbesimi dhe suksesi i fëmijëve shpesh nuk janë rezultat i rastësisë, por i vendimeve dhe sjelljeve të përditshme të prindërve të tyre. Ekspertët theksojnë se...

PAMJE APOKALIPTIKE/ Shpërthen vullkani Etna në Itali, reja e hirit mbulon zonën (VIDEO)

Etna, vullkani më aktiv i Evropës, shpërtheu herët në mëngjes këtë 2 qershor në një shfaqje dramatike të forcës vullkanike që dërgoi re hiri...

Macet e njohin aromën tonë

Dihet që qentë e perceptojnë botën para së gjithash nëpërmjet aromave dhe janë në gjendje të dallojnë ato të njerëzve të tyre referues nga ato të...

Tatimet: Deri kur të futet në fuqi ‘paqja fiskale’ bizneset të kenë paguar detyrimet

Afro 47 milionë euro është vlera e detyrimeve të papaguara nga bizneset vetëm për muaji maj. Drejtoria e Tatimeve ju bën thirrje bizneseve të...

Lajme të tjera

Web TV