Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi është thirrur sot në SPAK.
I pyetur se cila është arsyeja ai u përgjigj
‘Një problem që do e sqarojmë kur të dalë’ tha ai.
Mësohet se arsyeja e thirrjes së tij, është kallëzimi i bërë nga shtetasi Aredin Behari nga Fieri, lidhur me pasuritë.
Konkretisht bëhet fjalë për aksionet dhe kapitalin që deputeti demokrat gëzon tek kompleksi turistik “Diamond Hill”, i cili ndodhet në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. S.B