Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë qëndrimit në Kanada zhvilloi një takim me homologun ukrainas, Andrii Sybiha.
Hasani i konfirmoi homologut ukrainas mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
“Shprehëm angazhimin tonë për thellimin e lidhjeve dypalëshe si dhe hapja e ambasadës sonë në Kiev përforcon praninë dhe mbështetjen tonë diplomatike”, theksoi Hasani.
“Si bashkësponsorizues të rezolutës së OKB-së dhe mbështetës të Formulës së Paqes të Presidentit Zelenskyy, ne mbetemi të përkushtuar ndaj llogaridhënies dhe do të qëndrojmë pranë Ukrainës derisa të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”, nënvizoi Hasani në një postim në rrjetet sociale. s.b