Spanja ndërmerr operacionin më të madh në kohë paqeje për të menaxhuar përmbytjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmbytjet më vdekjeprurëse në historinë moderne të Spanjës kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 211 personave dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, katër ditë pasi shirat e rrëmbyeshëm përfshinë rajonin lindor të Valencias, tha të shtunën Kryeministri Pedro Sanchez.

Në një deklaratë televizive, zoti Sanchez tha se qeveria po dërgonte 5,000 trupa të tjera të ushtrisë për të ndihmuar në operacionet kërkim-shpëtimit si dhe për pastrimin e zonave të përmbytura, krahas 2,500 ushtarëve të dislokuar tashmë.

“Është operacioni më i madh i Forcave të Armatosura të Spanjës në kohë paqeje”, tha zoti Sanchez. “Qeveria do të mobilizojë të gjitha burimet për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, shtoi ai.

Kjo është katastrofa më e rëndë që ka goditur Evropën që nga përmbytjet e vitit 1967, kur të paktën 500 persona humbën jetën në Portugali.

Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve u rritën kur grupet e shpëtimin gjetën një grua, gjallë, pas tre ditësh bllokuar në një park makinash në Montcada të Valencias. Banorët shpërthyen në duartrokitje kur shefi i mbrojtjes civile Martin Perez njoftoi lajmin.

Shkencëtarët thonë se fenomenet ekstreme të motit po bëhen më të shpeshta në Evropë dhe gjetkë, për shkak të ndryshimeve klimatike. Meteorologët mendojnë se ngrohja e Mesdheut, luan një rol kyç duke i bërë shirat më të rrëmbyeshëm./K.B

Të fundit

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

ARTAN FUGA Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe teknologjisë numerike! Rrjetet sociale e kanë ndryshuar shumë gjuhën...

Aksident në Kukës, ndërron jetë drejtuesi 65-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Kukës. Si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti, ka ndërruar...

PSG në “ankth”, sfida ndaj Realit i gjen të mbushur me probleme

PSG do të përballet me Realin në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Ndeshja është e programuar më 9 korrik, prej orës 21:00. Situata nuk shfaqet...

Rama në Vlorë: Lungomarja është e njerëzve! Bizneset t’i heqin vetë…

Në një kohë kur në kryeqytet por edhe në mbarë vendin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara ndër vite nga...

Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri fshihet Izraeli

Ideja për krijimin e një shteti Bektashi në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i ka ardhur nga Izraeli. Kështu u shpreh në “Off the Record”...

Lajme të tjera

Web TV