Apple do përballet me gjobën e parë të BE-së për rregullat e App Store

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Apple së shpejti do të bëhet kompania e parë që do të gjobitet për shkeljen e Aktit të Tregjeve Dixhitale të Bashkimit Evropian (DMA).

Bëhet e ditur se Komisioni po përgatitet të vendosë gjobën pasi zbuloi se praktikat “anti-drejtuese” të Apple dëmtuan konkurrencën në App Store.

Kjo pason gjobën prej 1.84 miliardë eurosh të BE-së të vendosur ndaj Apple në mars, shkruajnë mediat e huaja.

Pas hetimit të një ankese nga Spotify, Komisioni i BE-së vendosi që Apple kufizoi aftësinë e zhvilluesve për t’i drejtuar përdoruesit për blerje më të lira jashtë App Store në mars – një praktikë që është e paligjshme sipas DMA.

Ne ende nuk e dimë se sa do të gjobisë BE-ja Apple, por rregullat e DMA thonë se kompanitë mund të ngarkohen deri në 10% të të ardhurave vjetore globale dhe deri në 20% për shkelje të përsëritura.

 

Bazuar në të ardhurat e Apple vitin e kaluar, gjoba fillestare e BE-së mund të arrijë deri në 38 miliardë dollarë.

Siç raportohet, Komisioni mund të shpallë gjobën përpara se kreu i konkurrencës Margrethe Vestager të largohet nga detyra./e.t

Të fundit

Avokati paralajmëron arrestime në rradhët e politikanëve: Do vihen përballë drejtësisë

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar mbi politikën shqiptare përballë institucionit të SPAK. Ai shpreh bindjen se kur flitet për...

Linda Rama rrëfen njohjen me kryeministrin

Linda Rama rrëfeu edhe pak nga njohja e saj me kryeministrin e vendit. Ajo tha se për herë të parë ata janë takuar në...

Fluks hyrjesh në Portin e Durrësit, mbi 20 mijë pasagjerë në 5 ditë

Porti i Durrësit, një nga pikat kryesore hyrëse jotokësore në vend, po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në fund të vitit. Autoriteti portual...

A do të përfshihet në politikë? Përgjigjet Linda Rama

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama i ka dhënë njëherë e mirë një përgjigje pyetjes se a do të përfshihet ajo ndonjëherë në...

Shqiptarët ndihen më të pasigurtit ekonomikisht në Rajon

Një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) me 6 mijë qytetarë që synon të masë perceptimin për sigurinë në Ballkan evidentoi se qytetarët...

Lajme të tjera

Web TV