“Korridori 8 dhe ai blu”/ Balluku prezanton buxhetin për MIE, më shumë para drejt rrugëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Investimet në veprat strategjike rrugore si Korridori 8 apo edhe ai Blu do të jenë prioritetet kryesore të buxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në vitin 2025.

Ministrja Belinda Balluku nga Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese shpjegoi dhe planin e shpenzimeve për vitin e ardhshëm, të cilat shkonin më së shumti në projekte të rëndësishme rrugore.

“Korridori 8 dhe korridori blu mban pjesën më të rëndësishme. Kërkojmë të përmirësojmë qëndrueshmërinë midis rajoneve por edhe ndërlidhjes kufitare.

Infrastruktura rrugore është prioritet kryesor i qeverisë kjo reflektohet edhe në buxhetin afatmesëm. Në 2025 i akordon për transportin rrugor 33.48 miliardë lekë rritje 14% krahasuar me vitin aktual. Deri në 2027 37 miliardë lekë për transportin rrugor.

ARRSH mirëmban 3 mijë e 600 km rrugë në Shqipëri 1358 primare 2235 sekondare. E pamundur të financojë të gjithë pjesën që duhet të shkojmë për mirëmbajtjen e rrugës. E axhustojmë gjatë pjesës tjetër të vitit”, tha ministrja
Ministrja renditi një sërë projektesh të rëndësishme që do të vijojnë dhe financohen në vitin 2025 por dhe afatet se kur do të dorëzohen.

“Projekti koncesionar është ai për Rrugën e Arbrit sipas afateve dhe problematikave në tunelin e Murrizit, kemi shpresë të hapet në fund të vitit, por sipas afateve duhet të dorëzohet në mars 2025. Shlyerja e këtij projekti përfundon në 2031. Tjetër është autostrada Milot-Morinë. Kemi dorëzuar urën e Kukësit 40 milionë euro investime. Shlyerja financiare do të jetë në vitin 2031. Projekti 3 koncensionar byppasi Orikum-Dukat ka përfunduar në 2024, shlyerja do të përfundoj në 2033. Nga buxheti financohet Elbasan-Qaf Thanë”, shtoi Balluku.

Përtej rrugëve një pjesë e buxhetit është dedikuar edhe për hekurudhat.

Lexo edhe :  Rama “takon” Ismail Qemalin: Me këmbë të mbarë 2025

“Hekurudha Tiranë-Durrës dhe lidhja me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, hekurudha Vorë – Hani i Hotit, Durrës – Rrogozhinë, Rrogozhinë-Vlorë, Aeroport i Vlorës – Qendër e qytetit dhe më gjerë, apo studimi për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Shkodër-Gjakovë, janë projektet më të mëdha hekurudhore në Shqipëri”, tha ajo.

Buxheti për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë zë dhe pjesën më të mëdha të financimeve për vitin 2025 pas atij të mbrojtjes sociale. Është 7.6 miliardë lekë më shumë se në 2024 duke arritur në 74 miliardë lekë./e.t

Të fundit

Ekspertët e sigurisë paralajmerojnë: NATO nuk eshtë gati për nje luftë

NATO nuk është gati për një luftë brutale në Arktik me Vladimir Putin, kanë paralajmëruar analistët. Pavarësisht stërvitjeve masive të...

Meloni me ‘mision sekret’ në SHBA: Do të takojë Trump, por nuk dihet pse

Mision sekret për Giorgia Melonin në SHBA. Kryeministrja italiane u nis drejt Shteteve të Bashkuara për të takuar presidentin e zgjedhur Donald Trump. Një takim...

SHBA, funerali shtetëror gjashtëditor i ish-presidentit Jimmy Carter

Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia. Jimmy Carter vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Ceremonitë e transmetuara drejtpërdrejt...

“Në fillim jam trembur…”, Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për shkak të punës së tij,...

Përfshihen nga flakët dy banesa në Pogradec

Dy banesa janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 në Pogradec. Dy banesat janë përfshirë nga zjarri pasi mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV