Bulimia nervore, çrregullimi i fshehur i të ngrënit që prek gratë dhe vajzat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bulimia nervore është një lloj çrregullimi i të ngrënit, duke pasur si karakteristikë kryesore humbjen e kontrollit mbi konsumimin e ushqimit.

Kjo rezulton që personi që vuan nga ky çrregullim të konsumojë në mënyrë impulsive një sasi të madhe ushqimi në një periudhë të shkurtër kohore, të cilën më pas përpiqet ta “djegë” sa më shpejt që të jetë e mundur me frikën se do të shtojë peshë.

Ndryshe nga anoreksia nervore, e cila, për shkak të dobësisë, vërehet lehtësisht dhe shpejt, bulimia nervore është më e “fshehur”. Turpi i humbjes së kontrollit dhe/ose nxitja e të vjellave bën që personi të përpiqet të fshehë çrregullimin e tij. Fakti që çrregullimi nuk shoqërohet nga komplikimet e dukshme mjekësore dhe dobësimi gradual i forcave fizike të anoreksisë nervore lejon që çrregullimi të mbetet i fshehur për një kohë të gjatë.

Por si të dallojmë buliminë nervore:

Gjatë episodit bulimik, personi ndjen dëshirën e madhe për të ngrënë shumë, rrjedhimisht duke konsumuar, duke ngrënë shpejt, sasi të konsiderueshme ushqimi. Zakonisht zgjidhen ushqimet me shumë kalori dhe që janë rreptësisht të ndaluara gjatë fazës së dietës. Kur dëshira është e lartë, atëherë konsumohet çfarëdo ushqimi, pavarësisht nga vlera e tij kalorike apo shija. Episodet mund të jenë të përditshme ose sporadike gjatë javës.

Sjelljet purgative dhe kryesisht të vjellat, janë faza e fundit e episodit të parë, por ndonjëherë ndodhin edhe në mes të episodeve. Ndonëse të vjellat e qetësojnë përkohësisht pacientin nga frika e shtimit në peshë, në terma afatgjatë ka ndikim shumë negativ. Duhet theksuar se, për disa pacientë, nxitja e të vjellave shoqërohet me ndjenja lehtësimi apo edhe kënaqësie.

Ashtu si në anoreksi nervore, personi mund të abuzojë me laksativë, diuretikë dhe medikamente të tjera ose mund kryejë aktivitet fizik për orë të tëra.

Karakteristikat e bulimisë nervore

Lexo edhe :  Cilat janë 4 frutat e thata që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

Ashtu si anoreksia nervore, bulimia nervore shfaqet kryesisht te femrat. Vetëm 5-10ë e të prekurve janë meshkuj. Grupmosha kryesore në të cilën shfaqet çrregullimi është 20-24 vjeç. Mosha mesatare e shfaqjes së çrregullimit është 19.7 vjeç, shprehen specialistët e Neurologjisë dhe Psikiatrisë së Spitalit Aeginite, referuar edhe studimeve mbi këtë çrregullim.

Nga se shkaktohet bulimia nervore

Ky çrregullim në të ushqyer ndikohet nga shumë elementë dhe në veçanti ndikojnë faktorët gjenetikë, roli i familjes, roli i personalitetit dhe pesha specifike e ngjarjeve të jetës, veçanërisht abuzimi në fëmijëri, luajnë një rol të rëndësishëm në këtë çrreugllim.

Vetëvlerësimi i ulët po ashtu është një ndër elementët bazë që nxit shfaqjen e këtij çrregullimi. Vetëvlerësimi bazohet kryesisht në pamjen e jashtme dhe peshën. Kjo, nën ndikimin e perfeksionizmit, çon në përpjekje ekstreme dhe të pasuksesshme për të formuar peshën dhe formën e trupit të dëshiruar. Por episodet e të ngrënit e më pas nevoja për “pastrim” përmes të vjellave konfirmojnë paaftësinë e personit për të kontrolluar veten, ndaj ulin më tej vetëvlerësimin e tyre dhe riaktivizojnë ciklin vicioz të bulimisë.

Trajtimi i bulimisë nervore është kryesisht psikoterapeutik. Opsioni i dytë është mjekimi. Më konkretisht, për trajtimin e bulimisë psikogjenike është e rëndësishme të theksohen pikat e mëposhtme:

Megjithëse ka shumë modele dhe qasje për psikoterapinë e bulimnë nervore, shumica e studimeve demonstrojnë sjelljen konjitive.

Dy metodat kryesore terapeutike (farmakoterapia dhe psikoterapia) nuk janë të ndaluara të aplikohen së bashku, megjithëse ka një tendencë ndërkombëtare për t’i zbatuar ato në mënyrë që të zgjidhet njëra nga format dhe nëse dështon, provohet tjetra.

Kurat kundër depresionit, veçanërisht fluoksetina, duket se janë efektive në reduktimin e simptomave të këtij çrregullimi.

Qasje të tjera psikoterapeutike që janë provuar janë terapia ndërpersonale, terapia familjare, terapia e sjelljes dialektike, psikoterapia psikodinamike dhe psikoterapia në grup./   S.M

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV