Studim/ Imazhet që si kemi parë kurrë, ja pse na duken të njohura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë dukuria e “déjà vu”, ku na duket sikur e kemi përjetuar më parë një çast, por realisht nuk ka ndodhur kështu.

Kjo dukuri shfaqet te rreth 70 për qind të popullatës së përgjithshme. Më së shumti shfaqet te njerëzit të cilët janë më fantazues, të cilët shpesh udhëtojnë dhe te ata të cilët janë me arsimim të lartë.

Është dukuri e cila më së shumti shfaqet në moshën e hershme të personit, por e cila bie me kalimin e viteve. Gjithashtu është interesante që shfaqet edhe te njerëzit e lodhur të cilët kanë prirje stresi.

1. Kujtesa afatgjatë dhe afatshkurtër

Për shkak të mënyrës në të cilën truri depoziton kujtesën afatgjatë dhe afatshkurtër mund të arrihet deri te deja vu-ja.

Kjo ndodh kur informata të cilën truri ynë e grumbullon nga ambienti bredh dhe në vend të kujtesës afatshkurtër skalitet në kujtesë afatgjatë, thekson Psychology Today. Në atë mënyrë informacionin tjetër nga kujtesa afatshkurtër mund ta lidhë me atë e cila ka bredhur në kujtesë afatgjatë dhe kështu krijohet ‘deja vu’-ja.

2. Truri mban në mend milisekondat

Një eksperiment është bërë ndër studentët të cilët janë detyruar të mbajnë në mend objekte nga një regjistër në mënyrë që më vonë u është treguar regjistri tjetër me objekte të reja. Në atë regjistër, studentët janë detyruar t’i ndajnë ato objekte të cilat gjenden edhe në regjistrin e parë.

Përfundimi i hulumtimit është theksimi i mundësive të trurit që fjalën e panjohur ta bëjë të njohur, edhe pse në atë risi ka qenë e ekspozuar vetëm në disa milisekonda.

Lexo edhe :  Liqeni më shumëngjyrësh në botë ka edhe fuqi të veçanta shëruese

3. Asociacionet shqisore

Me bashkëpunimin e trurit dhe të shqisave, konsiderojnë ekspertët, shfaqet deja vu-ja.

Këtë e shpjegojnë me faktin që truri vazhdimisht hulumton për kuptimin dhe jo rrallë ndodh që, pos impulseve të drejtpërdrejta,të përdorë edhe shqisa të tjera. Megjithatë kjo nuk do të thotë që truri i ekspozuar aromës së njohur paraqet që e gjithë ajo situatë është e njohur, përkatësisht shfaqet ‘deja vu’-ja.

4. Situata të imagjinuara

Nëse para gjumit në kokë imagjinon skenarë të ndryshëm, mund të ndodhë që, nëse më vonë vërtet arrihet deri te ajo situatë, truri këtë e shënon si të njohur, thekson dr. Kaitlin Mcdermott. Në atë rast, trurit nuk i nevojiten impulse të jashtme për të krijuar deja vu-në, por e krijoni ju vetë – përfundon ai.

Të fundit

Rezoluta e urrejtjes

Donar Dibra  Kur nuk rrëzon dot Ramën, rrëzo demokratët O Sali, pse i urren kaq shumë demokratët, mor burrë? Jo vetëm që...

Stuhi të forta në Gjermani!/ Rrugët kthehen në “lumenj”, ndërpriten linjat e trenave

Stuhitë e forta të shiut goditën perëndimin e Gjermanisë, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme, dëme materiale dhe ndërprerje në transportin publik. Zonat më të prekura...

“4 ditë pa bukë, më rrahën…”/ Boksieri Keta “rrëfen’ si i qëlloi me armë policia greke

Boksieri shqiptar me famë ndërkombëtare, Gjetan Keta, ka treguar në “S’e Luan Topi” për detaje nga jeta e tij personale, vështirësitë që ka kaluar. Ai...

VIDEO/ Përplasje e ashpër mes tifozëve të Interit dhe PSG, kaos në një metro në Mynih

PSG dhe Inter sfidojnë njëra tjetrën në Mynih, në finalen e madhe të Champions. Gjatë githë ditës së sotme, tifozët e të dy skuadrave...

Garë monumentale, Simon Yates fiton ‘Giro d’Italia’! Kurorëzimi nësër në Romë

Simon Yates është fituesi i 'Giro d'italia' për vitin 2025, me garën që tre etapat e para i nisi nga Shqipëria. Etapa e fundit...

Lajme të tjera

Web TV