Bëhuni gati! Masat ajrore të ftohta përfshijnë vendin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë javë, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me masa ajrore kryesisht të ftohta e vlera të larta të presionit atmosferik.

Ditët e hënë, të martën dhe të premten, vendi pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti pritet të jetë i kthjellët e vranësira deri mesatar.

Shikim i reduktuar nga prezenca e mjegullës së dendur / mjegullinës në orët e mëngjesit e të mbrëmjes në zonat luginore. Era pritet të jetë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimorë e lugina 12-14m/sek shoqëruar me valëzim 1-3 ballë.

Ditët e mërkurë dhe të enjte, moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh të herëpashershme dhe vranësira deri të dendura, të cilat pritet të pasohen në pjesën më të madhe të territorit me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurta shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike. Shikim i reduktuar nga prezenca e mjegullës së dendur / mjegullinës në orët e mëngjesit e të mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve.

Era pritet të jetë me drejtin verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina 8-10m/sek shoqëruar me valëzim 1-2 ballë. S.B

Të fundit

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar...

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe ndërmarrjet e fundit që ishin...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë...

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje të dhunshme brenda vetë kampit...

Lajme të tjera

Web TV