Drejtori i Inteligjencës në Tajvan e konfirmon: Po, Kim Jong Un është sëmurë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rikthehen sërish spekulimet për gjendjen shëndetësore të liderit koreano-verior.

“Kim Jong Un është sëmurë” thotë Chiu Kuo Cheng, drejtor i Inteligjencës së Tajvanit në parlament.

Mbi bazën e informacioneve në mediat ndërkombëtare, Kim mund të jetë sëmurë rëndë, madje sipas disa mediave amerikane, edhe mund të ketë vdekur, parlamentarët kërkuan shpjegime nga qeveria e Tajvanit, ose më saktë kërkuan një konfirmim për lajmin.

Chiu theksoi qartë se lideri i Koresë së Veriut është i sëmurë. Pyetjes në qoftë se Kim Jong Un ka humbur jetën, drejtori i inteligjencës vendosi të mos i përgjigjej edhe pse qeshi në mënyrë ironike. Lajmi u bë publik nga agjencia e lajmeve CNA.

Chiu vazhdoi më tej duke theksuar se edhe në rast se Kim Jong Un do të ndërrojë jetë, Pheniani ka gati një plan emergjence se kush do të mund ta zëvëndësojë e kush do të drejtojë Korenë e Veriut. Edhe pse seanca në kuvend dhe raportimi i tij duhej të fokusohej tek pandemia Covid-19, Chiu u përqëndrua kryesisht tek zhvilimet në Korenë e Veriut pasi ato që ndau me deputetët ishin informacione shumë të rëndësishme. Ai u kujdes të theksojë se Koreja e Veriut është një vend shumë i mbyllur por i pajisur mirë me armë nukleare, raketa dhe armatime të tjera, ndaj në qoftë se do të ndodhte ndonjë skenar i frikshëm, persona të caktuar janë komandur të merren me situatën. Për këtë arsye, një zhvillim në Korenë e Jugut, do të sillte si pasojë zhvillime po aq interesante jo vetëm për Tajvanin, por edhe për Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Spekulimet dhe dyshimet për gjendjen shëndetësore të Kim Jong Un i ngriti përpara mediave presidenti amerikan Donald Trump i cili përpara gazetarëve tha: “E di se si është, por nuk mund të flas në këtë moment”.

Në të njëjtën ditë, më 28 prill, ministri i Bashkimit të Seulit, Kim Yeon Chul u përgjigj duke thënë se vendi i tij e di se ku ndodhet Kim. Ai shtoi se Kim nuk është sëmurë por i është shmangur daljeve publike pasi është i frikësuar nga koronavirusi dhe nuk do të infektohet. Ai i quajti lajmet për sëmundjen e Kim Jong Un thjesht lajme të rreme./Burimi: Ansa Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Rezervat e arit për rendin e ri financiar, SHBA po vepron në heshtje

Ari mbetet simbol i pasurisë, fuqisë dhe stabilitetit, ndërsa SHBA kryeson bindshëm listën globale të rezervave të këtij metali...

“Urime, Igli!” Presidenti Armand Duka “zyrtarizon” Taren te Milani

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka uruar publikisht Igli Taren për pozicionin e tij të ri si drejtor sportiv i Milanit. Me një postim...

Milani dorëzohet, Tare shet yllin e ekipit për 65 mln euro para Botërorit të klubeve

Tijjani Reijnders e ka të ardhmen në Premier League. Manchester City e kërkon me ngulm mesfushorin e Milanit dhe ka nisur me shpejtësi negociatat...

Kodi i fshehur i veshjes: Çfarë s’duhet të vishni kurrë gjatë një udhëtimi me avion

Ish-stjuardesa Barbara Bacilieri, e cila u bë e njohur si YouTuber (Barbie Bac), ka ndarë një informacion mjaft të dobishëm sa i përket udhëtimeve,...

Trump kërcënon me tarifa 25% për iPhone-t që nuk prodhohen në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po rekomandon një tarifë prej 50% për të gjitha mallrat nga Bashkimi Evropian që importohen në...

Lajme të tjera

Web TV