Dhuna në Pallatin Mbretëror/ Prokuroria kërkoi dënimin me burg, reagon Elia Zaharia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës ka dhënë ditën e djeshme pretencën për episodin e dhunës të regjistruar në Pallatin Mbretëror mes Princ Leka Zogut, ish-bashkëshortes së tij, Elia Zaharias dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharia.

Burime për mediat bëjnë me dije se organi i akuzës ka kërkuar shpalljen fajtor të Princ Lekës dhe dënimin e tij me 1 vit e 6 muaj burgim. Po ashtu, kërkon dënimin dhe me 6 muaj burg për Elia Zaharian dhe 1 vit burg për babain e saj. Ndërkohë, nëse të tre shpallen fajtor nga Gjykata, dënimi do t’iu konvertohet në shërbim prove.

Të tre personat te cilët akuzohen për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar, ndërkaq seanca e radhës për shpalljen e vendimit u caktua në datë 13 dhjetor. Vendimi do të jepet nga gjyqtarja Migena Laska.

Elia Zaharia shprehet se nuk ka asnjë koment në lidhje me çështjen, pasi ajo është ende në proces gjyqësor. Ajo theksoi se do të përqendrohet në aktivitetet kulturore aktuale, si Panairi i Librit, ku ka marrë pjesë së fundmi, dhe se e respekton procesin gjyqësor. S.B

Të fundit

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike...

7 korrik 1937 – Fillon Lufta e Dytë Sino-Japoneze: Japonia sulmon Kinën

Më 7 korrik 1937, me incidentin e njohur si "Incidenti i Uras Marco Polo" pranë Pekinit, shpërtheu Lufta e Dytë Sino-Japoneze – një nga...

Roli i Tony Blair në Projektin e Rivierës së Gazës

Gazeta Financial Times ka zbuluar se Instituti Tony Blair ishte i përfshirë në një projekt për të zhvilluar një plan për të ardhmen e...

Debati për nevojën e mosndryshimit të PD

Nga Mero Baze Ky debat që në PD të mos ketë debat për Berishën, është më i pazakonti në botë. Në gjithë historinë e debateve në...

Turizmi luksoz ‘shkund’ xhepat në jugun e Shqipërisë/ Eksperti zbulon shifrat e çmendura

Duke folur mbi zhvillimet në këtë sektor, eksperti i turizmit Isa Krasniqi theksoi se përveç pushimeve tradicionale, në Shqipëri ekziston edhe një segment i...

Lajme të tjera

Web TV