Premier League nën presionin e milionave, por futbollistet ndjejnë se ka rrezik për jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kampionati anglez i futbollit përfaqëson rebusin më të madh për mënyrën sesi do rinisë të luajë ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, i ndikuar nga prestigji si Liga më e fortë dhe më e bukur e planetit, e një lumë kontratash pas saj, me të drejtat televizive dhe sponsorët.

Por një prej personazheve që ka spikatur në dekadën e fundit me gola emocionues dhe që ka kontribuar në tituj, Sergio Aguero tha se ekziston frika mes lojtarëve për shkak të pandemisë.

“Shumica e futbollistëve ka frikë që të rikthehet e të luajë pasi kanë fëmijë, kanë një familje. Nëse ndokush prej nesh do të sëmuret, do të pyesim veten se çfarë bëjmë në të vërtetë” tha futbollisti argjentinas i Mancester Sitit.

“Jam i mbyllur në shtëpi me partneren time por ka njerëz që e kanë koronavirusin dhe mund ta transmetojnë edhe pse nuk kanë simptoma.

Unë vetë mund të jem i infektuar dhe as nuk e di këtë. Kur të rikthehemi të luajmë, futbollistët do të jenë të nervozuar por shpresoj shumë që do të gjendet një vaksinë, dhe ky makth do përfundojë” tha Sergio Aguero./ Fjala.al

Të fundit

Kapet teksa tentonte të vidhte në një banesë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të kryente një vjedhje...

“Ore ç’punë keni me ata që mbjellin shalqi e pjepër?!”

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar strukturat e Policisë së Shtetit, duke denoncuar thirrjen, të cilën ai e quan të paligjshme, në Komisariat të...

“Në tre mandate na lëruat nënën, tani do ktheheni nga baba”

Deputeti lushnjar Saimir Korreshi, ka mbajtur një fjalim sa ironik aq edhe denoncues për situatën në qytetin e tij, kur ka deklaruar se mbeturinat...

Rinumërimi për Tiranën, si paraqitet shpërndarja e mandateve dhe kandidatëve

Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës po vijon me intensitet prej 8 ditësh tashmë, në pallatin e sportit “Farie Hoti”. Deri më...

Shifrat: turistët e huaj nuk po i zëvendësojnë dot shqiptarët e larguar

Në Shqipëri po vijnë më shumë turistë se kurrë më parë – mbi 1.3 milion hyrje u regjistruan vetëm në janar-mars 2025, një rritje...

Lajme të tjera

Web TV