Kosova në pritje të vendimit të ‘Kushtetueses’ për Qeverinë e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova është në pritje të vendimit që do të marrë Gjykata Kushtetuese mbi dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të dekretuar Avdullah Hotin si kryeministër. Dekreti i Thaçit u ankimua në Gjykatë nga Lëvizja Vetëvendosje, qeveria e së cilës u rrëzua pas mocionit të mosbesimit nga ish-aleati në koalicion, Lidhja Demokratike.

Gjykata nuk ka dalë ende në një përfundim, ndërkohë që nga LDK theksojnë se do të respektojnë vendimin që do të merret.

“Në qoftë se merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese ne nuk do të lëvizim në Kuvend fare por do ta presim që ajo ta merr vendimin përfundimtar, ne nuk do ta shkelim asnjë rast as një procedurë të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Isa Mustafa, kryetar i LDK-së.

Vetëvendosje kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme pasi qeveria e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit u rrëzua. Por presidenti Thaçi dhe partitë opozitare theksojnë se deputetët kanë të drejtë të votojnë për një qeveri të re.

LDK-AAK-AKR dhe NISMA kanë formuar një koalicion të përbashkët me Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër, ndërkohë që kanë realizuar edhe ndarjen e ministrive. Por Qeveria e re nuk do të votohet në Kuvend pa u shprehur Gjykata Kushtetuese.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV