Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Thaçit, nesër nuk votohet Qeveria e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar përkohësisht dekretin e presidentit Hashim Thaçi ku i jepej mandati Avdullah Hotit nga LDK për të qenë kryeministër i Kosovës.

Gjykata Kushtetuese vendosi sot të pezullojë deri më 29 maj dekretin e Thaçit, kur pritet të dalë me një vendim përfundimtar.

Ky vendim anulon seancën e nesërme të Kuvendit ku ishte planifikuar të votohej për qeverinë e re.

Dekreti i Thaçit u ankimua në Gjykatë nga Lëvizja Vetëvendosje, qeveria e së cilës u rrëzua pas mocionit të mosbesimit nga ish-aleati në koalicion, Lidhja Demokratike.

Nga LDK kishin deklaruar më herët se do të pranonin vendimin që do të jepej nga Gjykata Kushtetuese për këtë çështje.

“Në qoftë se merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese ne nuk do të lëvizim në Kuvend fare por do ta presim që ajo ta merr vendimin përfundimtar, ne nuk do ta shkelim asnjë rast as një procedurë të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Isa Mustafa, kryetar i LDK-së.

Vetëvendosje kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme pasi qeveria e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit u rrëzua. Por presidenti Thaçi dhe partitë opozitare theksojnë se deputetët kanë të drejtë të votojnë për një qeveri të re.

LDK-AAK-AKR dhe NISMA kanë formuar një koalicion të përbashkët me Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër, ndërkohë që kanë realizuar edhe ndarjen e ministrive. Por Qeveria e re nuk do të votohet në Kuvend pa u shprehur Gjykata Kushtetuese.

Të fundit

Përpjekjet e Berishës për të vënë “në provë” Belind Këlliçin dhe të tjerët

Nga Mero Baze Nuk është hall i lehtë të kesh të parin e shtëpisë të çmendur. E vetmja mënyrë që...

SHBA, një hap larg ndalimit të aplikacionit TikTok

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka përshpejtuar procedurën për dëgjimin e argumentave verbale për padinë e ngritur nga kompania kineze ByteDance, në...

“Virusi i ri helm i hedhur nga dora e njeriut”/Cako paralajmëron luftë bërthamore në 2025

Konspiracionisti Alfred Cako komenton lajmet që vijnë nga Kina për virusin e ri që po qarkullon. I ftuar në një emision televziziv, Cakos është i...

Zgjedhjet 2025: Hoxha parashikon 68 mandate për Ramën, PD të kapitalizojë partitë e vogla

Një tjetër analizë bëri gazetari Poli Hoxha për një emision televiziv. Ai tha se nuk mendon që Rama do marrë 80 mandate. Sipas tij, mazhoranca...

Paundi “kopjon” Euron, monedha britanike vijon rënien!

Paundi ra me 0.9% dhe arriti në $1.226 kundrejt dollarit të enjten. Rënia e paundit ka shënuar rekord me vlerën më të ulët për gati...

Lajme të tjera

Web TV