Sa do të ulet çmimi i energjisë nga janari 2025?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fillimt të nëntorit, qeveria pardje bëri me dije se çmimi i energjisë elektrike do të ulet për të gjitha familjet shqiptare nga 1 janari i vitit 2025.

I ftuar në emisionin e mëngjesit eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli foli për kategoritë që përfitojnë, sa përfitojnë pensionistët dhe sa pritet të ulet çmimi i energjisë elektrike.

“Do jetë një ulje e përgjithshme nisur nga njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës. Pra do të jetë për të gjithë familjet.

Uroj që nga 9.5 të shkoj në 8.5 lekë për kilovat-orë. Sipas disa përllogaritjeve kjo mund të jetë 50 milion euro në vit fitim për familjet.

Pensionistët janë përparësia numër një. Gjykoj se është mirë që për pensionistët që që prej 2015 marrin dikur te 650 lekë të reja kompensimin, të dyfishohej kjo shifër.”

Çoçoli përmendi disa arsye që çojnë në ulje të ënrgjisë në janar 2025:

  • Humbjet teknike dhe jo teknike ranë nga 36% në 19%;
  • OSHEE ka ulur tarifimin aforfe dhe shtuar arkëtimet;
  • KESH po mirëmenaxhon Kaskadën e Drinit;
  • Prodhimi i parqeve fotovoltaike të mëdha ka filluar;
  • Çmimi i bursave ndërkombëtare i qendrueshëm./     S,M

Të fundit

Kontroll në Burgun e Durrësit, gjenden 10 celularë që përdoreshin nga të izoluarit

Një kontroll i befasishëm është ushtruar orët e fundit në Burgun e Durrësit, në qelitë të të izoluarve. Paraprakisht informohet...

Palët nuk ndryshojnë qendrim/ Dështon dhe përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të enjten – për herë të 23-të radhazi – ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë...

Kryemadhi për humbjen e Metës: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha për gazetarët para se të hynte në Kuvend se “karrigia e parlamentit nuk është as e Monikës dhe...

Kot lodheni

Nga Artur Ajazi Humbja e Partisë Demokratike në 11 Maj, ka nxjerrë sërish në diskutim “largimin“ e Sali Berishës. Mblidhen analistë, politikanë, fitues dhe humbës,...

Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias!

Kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash. Ai e cilësoi parlamentin si një...

Lajme të tjera

Web TV