28 Nëntor 1954/ Vdes Enrico Fermi, arkitekti i epokës bërthamore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fermi lindi në Romë më 1 shtator 1901. Karrierën si fizikant e nisi që në moshën 17-vjeçare, ndërsa u diplomua në Universitetin e Pizës në moshën 21 vjeçare. Pas studimeve në Gjermani nën drejtimin e fizikantit Max Born, Fermi u rrikthye në Itali për të studiuar matematikë në Universitetin e Firences. Në vitin 1926, ai u bë profesor i fizikës teorike, dhe mblodhi rreth vetes një grup fizikantësh të tjerë të rinj.

Fermi u fokusua në prodhimin e radioaktivitetit, nëpëmjet manipulimit të shpejtësisë së neutroneve që rrjedhin nga beriliumi radioaktiv. Eksperimentimi i mëtejshëm, përfshiu edhe uraniumin 92, duke prodhuar substanca të reja radioaktive. Për arritjet e tij, ai fitoi në vitin 1938, çmimin Nobel në fizikë.

Për shkak të kundërshtimit të rregjimit të Mussolinit, largohet fillimisht në Suedi dhe prej andej në SHBA, ku në Universitetin e Kolumbias, rifillon eksperimentet e tij përkrah fizikantit të famshëm danez Niels Bohr, i cili sugjeroi mundësinë e një reagimi zinxhir bërthamor.

Nga frika  se gjermanët mund të arrinin të prodhonin të parët një bombë që shfrytëzonte këtë energji të jashtëzakonshme, Fermni e bindi presidentin Roosevelt të hapte dritën jeshile për Projektin Manhatan, që në vitin 1945 arriti të prodhojë bombat e para bërthamore, të cilat u testua në Hiroshima dhe Nagasaki të Japonisë.

Kalendar

28 Nëntor 1443 – Skënderbeu dhe ushtria e tij, çlirojnë Krujën në Shqipërinë qëndrore nga pushtuesit osmanë, duke ngritur flamurin shqiptar.

28 Nëntor 1885 – Fitorja e bullgarëve në Luftën Serbo-Bullgare, arrin të ruajë unitetin e vendit.

28 Nëntor 1905 – Nacionalisti irlandez Arthur Griffith, themelon partinë Sinn Féin, me qëllimin kryesor krijimin e një monarkie të dyfishtë në Irlandë.

28 Nëntor 1942 – Një zjarr i madh në një klub nate në Boston të SHBA-së, shkakton vdekjen e 492 njerëzve.

28 Nëntor 1979 – Një avion i “Air New Zealand” që po fluturonte mbi Antarktidë, rrëzohet në malin Erebus, duke vrarë të 257 personat që gjendeshin në bord.

28 Nëntor 1989 – Revolucioni i Kadifejtë:Përballë protestave të mëdha popullore, Partia Komuniste e Çekosllovakisë, njofton se do të heqë dorë nga monopoli i saj mbi pushtetin politik.

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV