Federata Shqiptare e Futbollit u uron të gjithë shqiptarëve anembanë botës 112-vjetorin e Pavarësisë.
Në këtë ditë të shenjtë për të gjithë bashkëkombasit tanë, le të kujtojmë me krenari sakrificat dhe vendosmërinë e të parëve tanë për të na dhënë një atdhe të lirë.
Urimit për festën e Pavarësisë i bashkohet edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Përmes një statusi në rrjetet e tij sociale, Duka shkruan: “Shqiptarë, kudo që ndodheni, gëzuar festat e nëntorit!”.
Edhe disa prej futbollistëve të Kombëtares kanë uruar 112-vjetorin e Pavarësisë përmes disa video-mesazheve të shkurtra.
“Urime Shqipëri, urime shqiptarë!”. Në këtë urim nuk kishte si të mungonte edhe Silvinjo, me brazilianin që uron në gjuhën shqipe të gjithë shqiptarët.
S,M