Media greke shkrim racist për shqiptarët: Nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot një media greke, e quajtur “Newsbomb.gr” i ka kushtuar një shkrim festimeve të shqiptarëve në Athinë, kryesisht në sheshin “Sintagma” me rastin e festës së Pavarësisë.

Në shkrim thuhet se shqiptarët ishin organizuar për këtë manifestim, i cili vjen vetëm pak kohë pas arrestimit të Fredi Belerit dhe mitingjeve të Ramës në shtetin grek. Më tej, në artikull nënvizohet se nëse grekët do të festonin në Tiranë, “do të arrestoheshin dhe burgoseshin pa u gjykuar”. Në shkrim pretendohet se të rinjtë shqiptarë kanë thirrur në sheshin e Athinës “UÇK” dhe “Shqipëri etnike”.

Shkrim i medias greke:

Ne jemi duke fjetur dhe shqiptarët festuan në Athinë! Skena që provokojnë grekët dhe shpërqendrojnë vendin janë shpalosur në sheshin Sintagma në eventin e ndezjes së pemës së Krishtlindjes.

Po të bëhej diçka e tillë nga grekët në Shqipëri, të gjithë do të arrestoheshin dhe do të futeshin në burg pa u gjykuar. Këtu në Greqi ne jemi tepër indiferent. Skenat që u zhvilluan mbrëmjen e së enjtes në sheshin Sintagma janë të paimagjinueshme. Grupe të organizuara shqiptarësh që jetojnë në Greqi mbërritën me makinat e tyre në Syntagma, teksa valëvitnin flamujt shqiptarë nga dritaret e tyre gjatë gjithë rrugës!

Me të mbërritur në Sintagma, ata u ngjitën në pjesën e sipërme të sheshit, përballë Parlamentit Helen, shpalosën flamujt e tyre dhe brohoritën parulla për kombin e tyre. Vihet re se në të njëjtën kohë është ndezur pema e Krishtlindjeve në sheshin Sintagma, teksa shqiptarët po përpiqeshin të mbulonin muzikën me zërin e tyre. Madje, ata arritën deri aty sa të thërrisnin edhe parulla për UÇK-në, ndërsa mes tyre kishte edhe më provokues që valëvitnin pankarta me Shqipërinë e Madhe!

Lexo edhe :  Miliona euro dëm shtetit/Gjykata e Fierit vendos për të arrestuarit e kompanisë “Bankers”

Kujtojmë se më 28 nëntor 1912 u nënshkrua shpallja e pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Siç shihet në videot e postuara në TikTok, shqiptarët mbanin në duar flamuj, të veshur me këmisha me stemën kombëtare dhe duke kënduar himne tradicionale të atdheut të tyre me sloganet “Shqipëria e Madhe”.

Në periudhën e fundit, si me burgosjen e Fredi Belerit, ashtu edhe me festat e Edi Ramës në Galatsi dhe Selanik, shqiptarët po tregojnë një provokim agresiv të paparë ndaj Greqisë. Sigurisht, gjejnë dhe bëjnë… Sepse po të ishte serioz shteti nuk do të lejonte një propagandë të tillë para Kuvendit të Greqisë dhe monumentit të ushtarit të panjohur.

Nuk e respektojnë as bukën që hanin e hanë në Greqi! Fjala turp nuk mjafton për të përshkruar imazhet specifike dhe tolerancën e propagandës së zezë të shqiptarëve/   S,M

Të fundit

“Peshqit e kuq”, ja si infiltrohen agjentët ukrainas në Rusi

Ndërsa vëmendja botërore gjatë tre viteve e gjysmë të fundit është përqendruar në vijat e frontit lindor dhe jugor...

Nga fitorja ushtarake, tek izolimi global: Izraeli mes lavdisë dhe ‘kostos’ politike

Pas mbi 75 vitesh konflikte me fqinjët, Izraeli, një shtet i vogël sa New Jersey, ka arritur të dobësojë ndjeshëm kundërshtarët e tij, përfshirë...

E rëndë në Pogradec, gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit

Gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit. Burime bëjnë me dije se është gjetur një i moshuar nga pushuesit në breg...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Nga Mero Baze Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e...

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet!

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi, veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen në galeri ndërkombëtare dhe...

Lajme të tjera

Web TV