Si erdhi komunizmi në Shqipëri? Studiuesi i njohur jep dy arsyet: Nuk kishin komplekse…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studiuesi Erald Kapri jep dy arsye pse në Shqipëri erdhi komunizmi. I ftuar në një emision televiziv, ai tha se arsyeja e parë është se ata nuk kishin komplekse dhe arsyeja e dytë ishte armatimi i jashtëzakonshëm që komunistët morën nga aleatët për të luftuar gjermanët.

Ai tha se forcat nacionaliste kishin kërkesa politike, ndërsa komunistët nuk i kishin. “Nacionalistët donin të mos humbisni Kosovën, ndërsa komunistët nuk e kishin këtë kompleks”, tha Kapri.

“Kjo është një dilemë shumë e bukur, sepse të njëjtën gjë thonë edhe një pjesë e elitës kombëtare që iku, që ikën me Abaz Kupin, Mithat Frashërit. Ka një mbledhje interesante, rreth 800 intelektualë mblidhen rreth Mithat Frashërit, kreut të Ballit Kombëtar dhe pyetja e parë që i bënë është si ka mundësi që na ndodhi?

Sepse nuk e besonin dhe ata. Pra ata kishin një lloj përçmimi dhe një nënvlerësimi sesi një grup të rinjsh të panjohur, madje pjesa më e madhe e tyre mësuan emrin e Enver Hoxhës kur ishin jashtë vendit. Ka shumë arsyeje, por arsyet themelore mendoj se janë dy: Së pari, ata nuk kishin kompleks, ideologjia që kishin mësuar ia kishte hequr komplekset, psh kompleksin për të ushtruar dhunën.

Gjatë luftës cdo vrasje që bënin për qëllime politike e justifikonin me ideologjinë, është armik dhe na prish punë dhe nuk e kishin kompleks këtë. Së dyti është armatimi i jashtëzakonshëm që këta morën nga aleatët, për qëllimet e brendshme që të luftonin gjermanët”, tha nder te tjera Erald Kapri./   S.M

Të fundit

“Katastrofa në Los Angeles, shtyhet sërish shpallja e nominimeve për Oscar”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ka shtyrë për herë të dytë shpalljen e nominimeve...

Të paktën 10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Minas Gerais të Brazilit, raporton BBC. Këto rrëshqitje janë shkaktuar...

Rëndohet bilanci në Palestinë, mbi 5.000 të vrarë që nga 5 tetori

Të paktën 5.000 palestinezë janë vrarë dhe zhdukur në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Gazën veriore që nga 5 tetori”, raportojnë autoritetet lokale. “Rreth...

Ja ushqimet që duhet të konsumoni nëse jemi me grip apo ftohje

Dihet se vitamina C është “arma” e vitaminës kundër ftohjes. Por përveç portokalleve dhe agrumeve që janë burimet kryesore të tij, ka edhe 5...

Republikanë në Kongres hartojnë projektligj për blerjen e Groenlandës

Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të sigurojnë mbështetje për një projektligj mbi autorizimin e bisedimeve për blerjen...

Lajme të tjera

Web TV