Festat e nëntorit prezantojnë kuzhinën shqiptare në Madrid!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një mbrëmje të mbushur me ngjyra dhe aroma të veçanta, Ambasada e Shqipërisë në Madrid hapi dyert për një pritje të paharrueshme, dedikuar festave të nëntorit dhe promovimit të traditave kulinare shqiptare. Ky event, i zhvilluar në bashkëpunim me Albchef, shënoi një moment të rëndësishëm për lidhjet kulturore midis Shqipërisë dhe Spanjës, duke ofruar një mundësi për shqiptarët që jetojnë në Spanjë dhe për miqtë e këtij vendi të njihen më mirë me shijet, gastronominë dhe kulturën e pasur shqiptare.

Një prej pikave kulmore të këtij eventi ishte përfshirja e një gamë të gjerë pjatash tradicionale shqiptare, të përgatitura me mjeshtri nga shefat e ftuar, Sokol Prenga,Oltion Veshi dhe Bujar Veshi.

Pjatat ishin një pasqyrë e pasur e larmisë dhe regionalizmit të kuzhinës shqiptare, e cila është e njohur për shijen e pasur dhe përdorimin e përbërësve natyrore, që variojnë nga perimet e freskëta, mishrat , deri te djathrat dhe likotë e ndryshme.

Gjatë këtij evenimenti, pjesëmarrësit mund të shijonin një mori pjatash tipike nga të gjitha trevat shqiptare. Nga veriu në jug, nga mali në bregdet, gjithçka ishte e pasur me histori dhe kuptim. Kulaçi çam, sallata e bregut, qoftet e Korçës, sardelet, pispili, qumështori, petaniku dhe të tjera, ishin vetëm disa nga ushqimet që suprizuan miqtë spanjollë dhe nxorën nostalgjinë e komunitetit shqiptar në Spanjë duke pasqyruar lidhjen e thellë të shqiptarëve me natyrën dhe traditat e tyre shekullore.

Një tjetër element i rëndësishëm i këtij eventi ishte prezantimi i verërave shqiptare, nga kantinat e njohura “Mrizi i Zanave” dhe “Nurellari”. Këto verëra janë të njohura për cilësinë e lartë dhe përkushtimin ndaj ruajtjes së traditës dhe metodave organike të kultivimit të rrushit.

Pjesëmarrësit kishin mundësinë të provonin këto verëra të shoqëruara me pjatat tipike shqiptare, dhe përmes kësaj përvoje të shijonin një bashkërendim të shijes dhe kulturës që e bën kuzhinën shqiptare kaq të veçantë dhe të dashur. Ky kombinim i shijeve të verës me ushqimin tipik shqiptar ofroi një mundësi të shkëlqyer për të zbuluar dhe shijuar thelbin e kulturës shqiptare, e cila është e pasur dhe shumëdimensionale.

Lexo edhe :  “Firmat e diasporës ishin disa ‘fjongo’”/ Berisha ‘gjen provat’për ‘farsën’ e 11 majit

Ky eveniment nuk ishte vetëm një mundësi për të shijuar ushqimin dhe verërat, por gjithashtu një mundësi për shqiptarët që jetojnë në Spanjë dhe miqtë e këtij vendi të bashkohen dhe të festojnë kulturën e pasur shqiptare. Pjesëmarrësit, duke përfshirë diplomatë, njerëz të kulturës, gazetarë dhe shumë shqiptarë që jetojnë në Madrid, u bashkuan në një atmosferë mikpritëse dhe festive.

Ambasadorja e Shqipërisë në Spanjë,Znj, Entela Gjika, gjatë fjalës së saj përshëndetëse, theksoi rëndësinë e mbajtjes gjallë të traditave kulturore shqiptare dhe se ky event ishte një mundësi për të njohur më shumë kulturën dhe traditat shqiptare, veçanërisht për ata që janë larg vendlindjes.

Ky takim u shoqërua me momente të ngrohta dhe miqësore, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së lidhjeve midis shqiptarëve dhe kulturave të tjera. Ai gjithashtu i dha mundësinë komunitetit shqiptar në Spanjë të ndante momentet e gëzimit dhe krenarisë për identitetin e tij, përmes muzikës dhe gastronomie.

Me një ngjarje të tillë, është e qartë se kuzhina shqiptare dhe traditat e saj kanë një vend të veçantë në zemrat e atyre që kanë mundësinë t’i shijojnë. Për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të tilla aktivitete janë një mundësi për të ruajtur lidhjet me identitetin e tyre, për të kaluar momente të gëzuara dhe për të shpalosur më tej pasurinë e kulturës shqiptare në botë./e.t

Të fundit

“Krim i dyfishtë”, Bushati shpërthen ndaj Ramës për Thethin

Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet në Theth. I ftuar në...

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me kryeministrin Sali Berisha në vitet...

Shpërbërja e Inkuizicionit Spanjoll më 1834, fundi i një epoke terrori fetar

Më 15 korrik 1834, Inkuizicioni Spanjoll, një nga institucionet më famëkeqe të historisë europiane, u shpërbë zyrtarisht, duke i dhënë fund një periudhe prej...

Horoskopi ditor, 15 Korrik 2025

Dashi Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete shume e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume ne humor dhe here pas...

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval tre mujor, një herë në...

Lajme të tjera

Web TV