Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit/ Vuçiç: Nuk do t’i kërkoj falje askujt!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka pretenduar se Beogradi “nuk ka të bëjë fare” me sulmin që ndodhi mbrëmë në Ibër-Lepenc, në Zubin Potok dhe këtë, sipas tij, e di edhe Prishtina.

Këtë deklaratë ai e bëri në një bisedë me disa të rinj të partisë së tij, të cilëve duke iu shpjeguar se si në politikë “nuk duhet të nxitohesh”, Vuçiç tha se për këtë s’ka reaguar në mëngjes.

“Asnjëherë mos merrni vendime nën presion. Si mendoni, pse nuk nxitova sot në orën gjashtë të mëngjesit të them se Serbia nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Ibër-Lepenc. E dini, ne mund ta bënim këtë dhe ta kthenim lumin përpjetë për ta, nuk na duhej asnjë terrorizëm”, ka thënë Vuçiç siç raporton mediumi publik serb.

Vuçiç tha se ai nuk mund të kërkojë falje “për diçka që nuk e kam bërë”, derisa shtoi se në fund “gjërat bien në vend”.

“Çfarë duhet të bëj që të justifikohem, të vrapoj nëpër mediat e botës, t’u kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë, nëse do ta interpretojnë si të duan. Prandaj gjithmonë ngadalë, në fund, gjithçka do të bjerë në vend. Është e rëndësishme vetëm të punosh, të luftosh dhe të besosh në vetvete”.

Kurti ka akuzuar Serbinë për “sulm kriminel dhe terrorist”, i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit./E.T

Të fundit

Endrit Braimllari njofton ‘divorcin’ me PL/ Reagon ashpër zëdhënësja e Metës

Endrit Braimllari njoftoi ndarjen përfundimtare të rrugëve me Partinë e Lirisë. Ky vendim i tij erdhi pas disa përplasjeve të...

112-Vjetori i Policisë së Shtetit, ceremoni në Berat dhe Lushnjë

Ata fillimisht i janë drejtuar ‘Varrezave të Dëshmorëve’, ku prehen 7 efektivë policie që janë vrarë në krye të detyrës, ku u vendosën kurora...

Vriten në një sulm ajror 16 civilë në Nigeri, ushtria i ngatërroi me bandat kriminale

Të paktën 16 civilë janë vrarë në shtetin veriperëndimor të Nigerisë Zamfara si pasojë e një sulmi ajror ushtarak ku autoritetet ngatërruan qytetarët e...

A do të ketë reshje dëbore në Tiranë? I ftohti polar “mbërthen” Shqipërinë

Lajda Porja nga Meteoalb ka dhënë për News24 detajet e fundit sa i përket asaj që pritet të ndodhë në orët në vijim me...

Përparim në negociatat për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit

Zyrtarët njoftuan sot se ndërmjetësit amerikanë dhe arabë kanë bërë përparim të dukshëm gjatë natës në ndërmjetësimin e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve...

Lajme të tjera

Web TV