Si mund të ishte një familje mbretërore pa një set të Ri fotografik për tja treguar botës? Ashtu siç zakoni e do, kryesisht për ditëlindjet e pasardhësve të vegjël, Kensington Palace ka publikuar fotot e reja të Princeshës Charlotte në ditën e 5 vjetorit të saj.
Konsideruar si vajza e monarkut të ardhshëm britanik, bota dhe tabloidet i kanë kushtuar shumë vëmendje princeshës bukuroshe ndër vite pasi në shume raste e evente të familjes mbretërore, Charlotte ka ditur të tërheqë vëmendjen. Edhe në këtë festive, William dhe Kate si dhe vogëlushët e tyre ndanë ndihma dhe pako me ushqime për të moshuarit, që e kanë të ndaluar të dalin jashtë për pazar në këto ditë pandemie./Fjala.al/Burimi:ENews