Vrasja e kontraktuesit amerikan, SHBA sulme ushtarake në Irak dhe Siri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Irak dhe Siri janë sulmuar pozicionet e militantëve, të cilët janë fajësuar për vrasjen e një kontraktuesi amerikan, bëri të ditur një zëdhënës i Departamentit amerikan të Mbrojtjes.

Forcat amerikane kryen “sulme precize mbrojtëse” ndaj pesë zonave të kontrolluara nga Kataeb Hezbollah, ose Brigadat e Hezbollahut, një grup militant irakian i mbështetur nga Irani, tha zëdhënësi Jonathan Hoffman përmes një deklarate.

Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar grupin militant për një sulm me raketa të premten, në të cilin u vra një kontraktues i Departamentit amerikan të Mbrojtjes në një kompleks ushtarak afër Kirkukut, në Irakun verior.

Zyrtarët thanë se sulmuesit hodhën 30 raketa gjatë sulmit të së premtes.

Departamenti i Mbrojtjes nuk dha hollësi të tjera lidhur me sulmin. Në deklaratë thuhet vetëm se Shtetet e Bashkuara goditën tre nga zonat e milicisë në Irak dhe dy në Siri, përfshirë depo armësh dhe bazat e komandës dhe kontrollit të milicisë.

Të fundit

“Do jap 99% të pasurisë për Afrikën!” Bill Gates fal 200 miliardë dollarë

Bill Gates është zotuar se pjesa më e madhe e pasurisë së tij, që tani vlen 200 miliardë dollarë,...

Profesori që shënjestroi vajzën e Melonit tenton të vetëvritet

Mësuesi i arsimit të mesëm italian Stefano Anteo, i cili ditët e fundit kishte postuar një mesazh ekstrem në internet duke shigjetuar vajzën e...

Rikthim pas 6-vitesh, Isco: “Fëmijët e mi janë më të emocionuar për Yamal sesa për mua”

Isco Alarcon është një nga emrat më të spikatur në skuadrën e Spanjës dhe ka zgjedhur të veshë fanellën me numër 22. Është i njëjti numër...

Më mirë të më quajnë diktator se sa të shoh qytetarët që vriten rrugëve!

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka deklaruar se do të preferonte të quhej diktator sesa të lejonte kriminelët të qarkullojnë të lirë në...

Trajneri i Serbisë “harron” përplasjet: Shqiptarët i kemi miq, por…

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç është treguar i ashpër ditën e sotme para mediave, në lidhje me klimën e krijuar në Serbi para ndeshjes...

Lajme të tjera

Web TV