SHBA aprovon ilaçin kundër koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administrata amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet ka autorizuar përdorimin emergjent të ilaçit ‘Remdesivir’ për trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19.

Medikamenti prodhohet nga kompania ‘GileadScience’ dhe do të përdoret në spitalet e Shteteve të Bashkuara.

Gjatë një takimi në zyrën ovale në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump dhe shefi ekzekutiv i kompanisë Daniel O’Day , e cilësuan këtë si një hap të rëndësishëm dhe thanë se Gilead do të dhuronte 1.5 milionë doza të ilaçit për të ndihmuar pacientët.

Donacioni pritet të jetë i mjaftueshëm për të paktën 140 mijë pacientë, në varësi të numrit të ditëve që nevojitet trajtimi. Gilead tha të mërkurën, se ilaçi, i cili injektohet në mënyrë intravenoze, ka ndihmuar në përmirësimin e gjendjes së personave të prekur me Covid-19. Kompania siguroi të dhëna që sugjerojnë se ilaçi funksiononte më mirë kur i jepej pacientit që në fazat e hershme të infeksionit.

Ndërsa shumë vende vazhdojnë të vuajnë si pasojë e pandemisë, interesi për medikamentin ka qenë i lartë pasi nuk ka ende një kurë të aprovuar apo vaksina parandaluese. Mjekët janë të dëshpëruar për çdo gjë që mund të pengojë avancimin e virusit që sulmon mushkëritë e që mund të bllokojë funksionin e organeve të tjera, në rastet më ekstreme.

Të fundit

Salianji: Në burg luajta futboll pas 18 vitesh

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tregon se në burg i është rikthyer pasioneve të vjetra, siç është futbolli,...

Befasi në Madrid, Vinicius del në shitje! Zbulohet shifra që kërkon Perez

Nëse deri para Kupës së Botës për Klube, kishte dyshime për të ardhmen e Vinicius Junior te Real Madrid, klubi madrilen duke parë perfomancat...

Trump ka një problem me Gjermaninë dhe këtë e shpjegojnë… taksat

Gjermania dhe Irlanda konsiderohen dy ekonomitë më të ekspozuara të BE-së ndaj tarifave të larta të SHBA-së. Kur presidenti i SHBA-së Donald Trump vendosi...

UNESCO vlerëson progresin e Shqipërisë në ruajtjen e Trashëgimisë Botërore

Në Sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, delegacioni shqiptar paraqiti arritjet e rëndësishme në menaxhimin dhe mbrojtjen e katër pasurive...

Paketa e maleve, nisin aplikimet! Aplikimet, nëpërmjet portalit E-Albania

Hapen aplikimet për Paketën e Maleve.Të gjithë të interesuarit për të investuar në tokën e tyre mund të aplikojnë online nëpërmjet portalit...

Lajme të tjera

Web TV