Zgjedhjet e përgjithshme Shqipëria voton më 11 maj 2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria do të zgjedhë Kuvendin e ri më 11 maj 2025. Më një dekret të Presidentit u vendos që mes 15 prillit dhe 15 majit të ishte data konsensuale 11 maji. Në njoftimin për shtyp Presidenti ka reaguar edhe mbi kërkesat e Partisë Demokratike.

 

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të zgjedhin Kuvendin e ri do të zhvillohen më 11 maj 2025, datë kjo e kërkuar nga Partia Socialiste. Me një dekret të Presidentit të Shqipërisë, që mban datë e djeshme, është vendosur që shqiptarët do të dalin të shkundin votën të dielën e dytë të muajit prill. Për këto zgjedhje, Presidenti i Republikës kishte në dispozicion katër ditë të diela midis datave 15 prill dhe 15 maj 2025.

Po ashtu, sipas Presidencës, “shkaku themelor për caktimin e datës 11 maj 2025 si datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve qëndron në nevojën e shprehur nga KQZ-ja për të shfrytëzuar të gjithë kohën në dispozicion për përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe organizative, me qëllim që të bëhet i mundur votimi i sukseshëm dhe rezultativ i shqiptarëve nga jashtë vendit”.

 

Dekreti i Presidentit

Presidenti i Republikës ka dekretuar datën 11 maj 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, një vendim që vjen pas një procesi të detajuar konsultimesh me aktorët institucionalë dhe politikë të vendit. Ky vendim është marrë duke pasur parasysh një sërë faktorësh ligjorë, organizativë dhe politikë, me qëllim garantimin e një procesi zgjedhor të suksesshëm dhe gjithëpërfshirës.

Sipas njoftimit të Presidencës, zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë do të zhvillohen në datën e caktuar duke respektuar periudhën kohore të përcaktuar nga Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor, që lejon mbajtjen e zgjedhjeve në katër të diela mes 15 prillit dhe 15 majit 2025.

Pas konsultimeve të zhvilluara me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe palët e tjera të interesuara, Presidenti zgjodhi 11 majin, duke konsideruar këtë datë si më të përshtatshmen për një proces të drejtë dhe transparent.

Një nga arsyet kryesore që qëndron pas caktimit të kësaj date është kërkesa e KQZ-së për kohë të mjaftueshme për përgatitjet e nevojshme ligjore dhe organizative, veçanërisht për krijimin e infrastrukturës që do të mundësojë votimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Kjo konsiderohet si një nga sfidat kryesore të zgjedhjeve të ardhshme dhe një hap i rëndësishëm për rritjen e pjesëmarrjes demokratike. Votimi nga diaspora, i cili po zbatohet për herë të parë në një shkallë të gjerë, kërkon një koordinim të avancuar dhe zgjidhjen e sfidave teknike dhe ligjore që lidhen me identifikimin dhe pjesëmarrjen e shtetasve që jetojnë jashtë vendit.

 

Debati për datën

Ndërkohë, disa forca opozitare, përfshirë Partinë Demokratike dhe aleatë të saj, shprehën rezerva për datën e zgjedhur dhe sugjeruan që zgjedhjet të mbaheshin më 4 maj. Argumentet e tyre lidhen kryesisht me planifikimin e samitit të Komitetit Politik Evropian (EPC), një forum i rëndësishëm ndërkombëtar që pritet të zhvillohet në Shqipëri më 8 dhe 9 maj 2025.

Sipas opozitës, prania e liderëve kryesorë evropianë në këtë samit dy ditë para përfundimit të fushatës zgjedhore do të mund të krijonte një avantazh të padrejtë për qeverinë dhe të cenonte parimin e barazisë që kërkon Kodi Zgjedhor.

Lexo edhe :  Media britanike: Pushime në Shqipëri, destinacioni “parajsë” i Mesdheut

Presidenti i Republikës, pas konsultimeve me autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare, siguroi që samiti i EPC-së do të zhvillohet pas përfundimit të zgjedhjeve, duke eliminuar kështu çdo ndikim të mundshëm në procesin zgjedhor.

Kjo garanci u dha nga interlokutorë ndërkombëtarë dhe u vlerësua si e mjaftueshme për të adresuar shqetësimet e ngritura nga opozita. Me këtë sqarim, data 11 maj u konsiderua e pranueshme për të gjitha palët, duke përfshirë edhe ata që fillimisht kishin kundërshtuar këtë datë.

Presidenti i Republikës e cilësoi këtë proces zgjedhor si një moment kritik për përmirësimin e demokracisë në vend, duke theksuar veçanërisht rëndësinë e përfshirjes së diasporës shqiptare.

Thirrje për sistem të ri elektoral, Arta Dade: Kryetarët e partive janë bërë autoritarë

 

Arta Dade, ish-ministrja e Jashtme e socialistëve apelon politikën shqiptare të ndryshojë sistemin elektoral. Ajo sheh pushtet të përqendruar dhe autoritarizëm në rritje të kryetarëve të partive politike. Arta Dade ka qenë një prej deputeteve që e votuan sistemin proporcional rajonal në 2008-ën, por sipas saj ai është deformuar.

“Ky sistem elektoral që ne kemi vërtetë ka krijuar shumë problem, ka tkurrur demokracinë e brendshme të partive dhe ka rritur autoritarizmin e liderëve të partive. Sistemi elektoral duhet të shikohet të ndryshohet sepse për mua është kthyer në pengesë të demokracisë, atëherë unë e votova për kuotat e grave, por edhe ai sistem nëse ekziston demokracia e brendshme të jep mundësinë të kesh një parlament efektiv, por kjo nuk ndodh pasi nuk funksionin demokracia e brendshme dhe respektim i institucioneve”, tha Dade.

Dade thotë se meritokracia brenda partive politikë duhet të nisë nga forcimi i forumeve rinore. Por shembulli socialist i platformës me vetofrim “Deputeti që Duam”, nuk është në funksion të kësaj, sipas saj. “Nuk ka asgjë të keqe të mendosh që do bëhesh deputet, por nuk bëhesh deputet sa ke filluar si kjo për shembull “deputeti që duam”. Platforma dalin atje bëjnë nga një video, unë dua të bëhem, deputete nuk mund.

Kjo nuk mund të funksionojë kështu sepse duhet të marrësh besimin e atyre që do të promovojnë”. Kritika dhe për opozitën, te sheh të rinjtë demokratë që veprojnë me metoda të vjetra dhe jo duke komunikuar me qytetarët. Si shembull mori ish-kandidatin për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi.

“Rrotacionet bëhen që partitë të merren me veten e tyre kur të dalin në opozitë, jo si kjo opozita jonë që mesa duket nuk ka ndonjëherë ndërmend të vijë në pushtet. Vunë një djalë të ri për bashkinë Tiranë atje që humbi, një humbës me 60 mijë vota shkon dhe hedh molotov te bashkia në vend që të trokasë derë më derë e të thotë unë do kandidojë përsëri”.

Këto komente mbi politikën, ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, i bëri gjatë prezantimit të një studimi të mbështetur nga fondacioni i majtë gjerman Friedrich Ebert për të rinjtë shqiptarë. Ndër të tjera shifra, 25% e të rinjve nuk ndihen të përfaqësuar, 53% nuk janë të interesuar për politikën, ndërsa 33% nuk i besojnë Parlamentit.

Të fundit

Si prodhohej municioni dikur? Fabrika e re pritet të jetë gati brenda vitit 2027

Fabrika e municionit në Kosovë pritet të ndërtohet dhe të fillojë prodhimin brenda vitit 2027. Kjo konfirmohet nga Ministria e...

Rama takim me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO, kryeministri nuk kursen batutat

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me stafin ushtarak dhe atë civil shqiptar në zyrat e NATO-s në Bruksel. Teksa vlerësoi kontributin e gjithsecilit,...

“Dush i ftohtë” për qeveritarët skocezë, u ndalohet përdorimi i Whatsapp

Skocia ndërmori vendimin drastik duke ndaluar përdorimin e aplikacioneve të mesazheve virtuale duke përfshirë edhe WhatsApp. Ky kufizim do të jetë për ministrat dhe...

Skadon “Air Albania”/ Stadiumi i Kombëtares shumë shpejt me një emër të ri

Në ditën e sotme, stadiumi i Kombëtares Shqiptare ka pastruar shkrimin "Air Albania", emri me të cilin titullohej arena e skuadrës sonë. Siç shihet nga...

Myrto Uzuni bën “ligjin” me Granadën/ Sulmuesi shqiptar dopietë ndaj Cartagjenës

Myrto Uzuni po vazhdon të impresionojë në fushën e lojës duke prodhuar gola të rëndësishëm për skuadrën e tij Granada. Sulmuesi shqiptar ka shënuar një...

Lajme të tjera

Web TV