Befason Euro, rritet pavarësisht fluksit të emigrantëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa çdo fundvit si shkak i kthimit të emigranteve në atdhe, euro ulet ndjeshëm, sot ajo ka befasuar duke shënuar rritje.

Banka e Shqipërisë ka publikuar kursin zyrtar valutor, për datën e sotme 30 dhjetor 2019, ku për çudi euro ka shënuar rritje me +0.37 duke e çuar këmbimin euro-lekë në 121.98.


Këmbimi valutor gjatë vitit 2019/ Euro u këmbye 4.6 lekë më pak se vitin e kaluar

ATSH- Gjatë vitit 2019, monedha e përbashkët evropiane u karakterizua nga një zhvlerësim i saj në këmbim me lekun.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, rënie e euros vijoi edhe në 2019-n, duke u këmbyer mesatarisht me 123 lekë, me rënie 4.6 lekë në raport me mesataren vitit 2018.

Ndërsa për gjithë vitin 2018 kursi mesatar i këmbimit të euros ndaj lekut ishte 127.6 lekë, me një rënie prej 6.5 lekë në raport me mesataren e një viti më pare.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se tregu i brendshëm valutor ka rezultuar efektiv. Kursi i këmbimit është shfaqur i qëndrueshëm, në sajë të një balancimi më të mirë të kërkesës dhe ofertës për valutë, si dhe të reagimit të Bankës së Shqipërisë.

Efekti i mbivlerësimit të lekut ishte i pranishëm gjatë 6 muajve të parë të 2019, por u luhat në pjesën e dytë të vitit, gjithsesi brenda parashikimeve dhe pritshmërisë të Bankës së Shqipërisë./Fjala. al

Të fundit

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë...

Artan Lame mes dy botëve

Sot në mëngjes u dha lajmi se ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame kishte ndërruar jetë në një spital në Gjermani, pas një komplikacioni në...

Lajme të tjera

Web TV