Covid-19/ Bie ndjeshëm numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar pozitive me koronavirus, 5 raste. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka shkuar në 1511.

Ndërkohë gjatë 24 orëve dy pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin, duke çuar numrin e vdekjeve në vend në 84.

Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë lajmin e mirë se 95 pacientë janë shëruar. Nga këta 95, 32 janë nga Shkupi, 38 nga Kumanova, 16 nga Prilepi, 7 në Veles dhe dy të shëruar nga Tetova. Për momentin, numri i rasteve aktive me koronavirus në Maqedoni është 482.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

“Ka ndërruar jetë një paciente 94-vjeçare nga Kumanova, e shtruar në spitalin “8 Shtatori” më 28 prill, ndërsa sot instituti regjistroi edhe një paciente 69-vjeçare nga Struga, e cili ka vdekur më 29 prill rrugës për në spitalin e Ohrit. Nga ana e Qendrës së Shëndetit Publik në Ohër i është marrë mostra pas vdekjes”

Për dallim nga statistikat e djeshme, kur në Klinikën e Sëmundjeve Infektive nuk kishte asnjë pacient të ri të shtruar, sot atje janë pranuar dy pacientë të ri. Për momentin atje janë të shtruar 39 persona, 21 prej të cilëve janë me mbështetje të oksigjenit dhe një është në ventilim mekanik.

Në spitalin “8 Shtatori” janë pranuar tre pacientë dhe tani atje janë shtrirë 23 persona. Katër janë në aparat frymëmarrjeje, ndërsa pesë të tjerët kanë pasqyrë më të rëndë klinike. Dy pacientë të ri janë shtruar në spitalin e Shtipit.

Katër pacientët mbeten për kurim në spitalin e Manastirit, ndërsa autoritetet shëndetësore vazhdojnë të monitorojnë tre persona që janë duke kaluar mjekimin e tyre në shtëpi.

Në repartet infektive në Prilep, Veles, Kumanovë, Gostivar dhe Tetovë, numri i pacientëve është zvogëluar për tre dhe tani në këto reparte të shtrirë janë 44 pacientë pozitivë ose pacientë të dyshuar për COVID- 19.”

Të fundit

Afera “Partizanin”/ Berisha dhe 4 të pandehurit e tjerë dalin para gjykatës më 30 qershor

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 30 qershor, ora 10:00, për zhvillimin e seancës së parë në themel lidhur...

Protestat në Los Angeles/ Emigrantë me fëmijë të vegjël u mbajtën pa ujë e ushqim

Teksa agjentët federalë nxituan të arrestonin emigrantët në të gjithë Los Angeles, ata i mbyllën të ndaluarit, përfshirë familjet me fëmijë të vegjël, në një bodrum...

Udhëtimi i Vespuçit, si një Bildungsroman

Një dokumentar me katër episode në Rai rrëfen historinë Nga Francesca Pierleoni Të hysh "në zorrët e kësaj anijeje me vela, e cila është kthyer në...

Basha merr një fitore ndaj Ramës, ja çfarë vendosi gjykata pas 7 vitesh

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë që kryeministri Edi Rama kishte bërë ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kreu i qeverisë e kishte paditur...

PD kërkon rinumërim të votave, Manjani: Proces zhvarrimi, i vdekuri nuk ngjallet më

Ylli Manjani ka reaguar lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike për rinumërimin e votave për zgjedhjet e 11 majit, duke pretenduar parregullsi dhe manipulime...

Lajme të tjera

Web TV