Laboratori i drogës/ Dëshmia e gruas: Kam borxhe dhe kultivova hashash!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënë e bir, Qamile e Anxhelo Kapaj, kanë dalë para gjykatës së Fierit ditën e djeshme për t’u njohur me masën e sigurisë për shkak se ata u arrestuan ngaqë në shtëpinë e tyre kishin mbjellë kanabis. Ata kanë pranuar aktin dhe kanë vendosur t`i tregojnë gjykatës dhe publikut të vërtetën e tyre, e vërtet që ka shërbyer edhe si shkak për të realizuar një miniparcelë të vogël kanibisi në shtëpinë e tyre në Mbrostar. Ngjarja që u transmetua me shumë bujë tri ditë më parë, solli në pranga vetëm gruan me djalin, ndërsa kryefamiljari bashkë me një person tjetër, i cili mendohet të jetë edhe ideatori mbjelljes, kanë mundur të largohen në drejtim të paditur dhe policia i ka shpallur në kërkim. Gruaja ka pranuar para gjykatës aktin dhe ka kërkuar falje, duke i thënë gjykatës së gjithçka kishte ndodhur kishte të bënte me një borxh të madh që u kishin njerëzve të afërt të familjes së bashkëshortit dhe pamundësisë ekonomike për t`i larë. Gjykata në vendimin e saj është treguar e mëshirshme duke e nxjerrë gruan në arrest shtëpie, por duke i mbajtur të birin në qeli.

Masa 

Me kryet ulur dhe me rroba shtëpie, ashtu siç edhe janë prangosur ditën e operacionit policor, nënë e bir kanë dalë para gjykatës. Trupi gjykues i kryesuar nga Alfred Konomi dhe përfaqësues akuze Genc Manen, në përfundim të gjykimit ka dhënë “arrest me burg” për Anxhelo Kapajn dhe arrest shtëpie për nënën e tij, Qamile Kapaj. Qamile Kapajn (nëna) 48-vjeçe është shfaqur e penduar dhe ka kërkuar falje përpara togave të zeza, teksa ka pranuar krimin. Ajo është rrëfyer se e gjitha ka ardhur si pasojë e kushteve shumë të vështira ekonomike, pasi kishte një borxh prej 25 milionë lekësh tek të afërmit e tyre. “Arrest me burg” është dhënë për djalin 22-vjeçar, Anxhelo Kapaj për të cilin mbrojtja ka thënë se ai nuk jetonte në banesën e prindërve, por tek e motra. Sipas avokatit, ai shkonte në shtëpi te prindërit për ritet e Ramazanit në mëngjes dhe në mbrëmje dhe se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Teksa është në arrest shtëpie dhe djali në burg, kryefamiljari, Aleksandër Kapaj dhe bashkëpunëtori i tij, një 33-vjeçar nga Kosova me inicialet F.B., vijojnë të jenë në kërkim. Laboratori i drogës u zbulua 2 ditë më parë në Mbrostar të Fierit. Burime zyrtare bënë me dije se familja Kapaj kishte përshtatur banesën e saj me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike dhe kishin mbjellë 312 fidanë kanabis.

Të fundit

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK, për zbatimin e masës së sigurisë...

Në shkollë pa celular/ Ministria miraton udhëzimin në prag të nisjes së vitit shkollor

Ministria e Arsimit dhe Sportit me një udhëzim të veçantë ka përcaktuar rregullat dhe masat për ndalimin e përdorimit të telefonit celular dhe pajisjeve...

Ngacmonte vajzat e reja në plazh, arrestohet në Durrës i moshuari 71-vjeçar

Një i moshuar 71-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi u denoncua nga një vajzë e moshës 21-vjeçare për ngacmim seksual në plazh. Në...

Tërmeti në Afganistan, shkon në mbi 800 numri i viktimave! Mijëra të tjerë nën rrënoja

Më shumë se 800 persona janë vrarë dhe 2,800 të tjerë janë plagosur në tërmetin në Afganistan, tha një zëdhënës i qeverisë së talebanëve. Tërmeti...

Dasmorët bllokuan qarkullimin, procedohen dy persona, në kërkim një tjetër!

Policia e Tiranës, ka proceduar penalisht 2 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, të cilët penguan qarkullimin në Unazë të Madhe, pasi...

Lajme të tjera

Web TV