Hajdarmataj: Fëmijët pinë hashash poshtë pallati, policia u merr nga 5 mijë lekë dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Drejtuesi i Policisë, Arben Hajdarmataj në studion e emisionit “Open”  foli për vrasjen e 20-vjeçarit në Tiranë nga bashkëmoshatarët si dhe trajtoi gjendej e të rinjve.

Hajdarmataj akuzoi institucionet si fajtore për ngjarje të tilla, teksa tha se ‘nëse shohin fëmijë poshtë pallatit duke pirë hashash policia nuk i ndalon, por u merr nga 5 mijë lekësha dhe i lë të lirë’.

“Jemi para një fakti që rinia është në gjendja shumë kritike. Për arsye të përdorimit të lëndëve narkotike, mbajtjen e armëve të ftohta. Ka dhe nga ata që mbajnë armë zjarri. Sokoli tha që nuk ia vëmë dot fajin tërësisht vetëm policisë. Nëse në shkollat e mesme konsumohet në masën 80% hashash dhe si shtet nuk je në gjendje që ta kontrollosh dhe parandalosh.

Nëse sheh që rrinë 20 fëmijë që pinë hashash dhe i lë. Ka përgjegjësi institucionet që duhen ndarë. Nëse rrinë 10 fëmijë te pallati dhe pinë hashash e vjen policia u merr 5 mijë lekësha, kjo është policore. Në vend që ti ndalonte, i lë të lirë. Për jetën dhe pronën e shqiptarëve ka institucione që duhen mbajtur përgjegjësi. Të mos i lejnë fëmijët të pinë hashash poshtë pallatit”, tha Hajdarmataj.

 

Të fundit

Çfarë do të ndodhë me paratë serbe të sekuestruara në veri?

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës nuk ka ende vendim gjykate për të administruar...

Njihet si fruti i ‘majit’/Mos i hidhni gjethet e Manave! Këto janë disa nga dobitë e tyre

Lëngu i gjetheve të manit është një thesar shijesh dhe vlerash që përftohet nga gjethet e manave. Kjo pemë e rëndësishme rritet me bollëk në...

Zbardhen bisedat/ Si Leonard Duka iu ‘lut’ Ervis Martinajt për të mbyllur sherrin

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për miqësinë dhe më pas armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit...

Shqiptarja sulmohet sapo lë fëmijët në shkollë, flasin fqinjët: Kishte probleme me…

Një grua shqiptare është goditur me thikë ditën e sotme jashtë një shkolle fillore në Londër. Ngjarja ka ndodhur pasi shqiptarja ka lënë fëmijët...

Për Bubulinën, apo për heroinën?

Nga Çapajev Gjokutaj  Javën që kaloi, në një apo dy media “online”, më saktë në katakombet e tyre, d.m.th në pjesën e rezervuar për komente...

Lajme të tjera

Web TV