Drejtori Sportiv i skuadrës së Lazios, shqiptari Igli Tare ka thënë se Seria A duhet të përfundojë sezon in 2019-2020.
“Lojtarët nuk munden më, edhe në nivel psikologjik, ata janë gati”, – tha Tare një intervistë për “Sky Sport”.
Më tej ai kishte shtuar se edhe FIFA me UEFA-n janë pro rifillimit të kampionatit.
“Të dielën festuan të gjithë pasi më në fund mund të rifillojnë të stërviten. Dëgjoj ministrin e sportive i cili thotë se mund të mbylli kampionatin por kjo nuk është në kompetencat e tij. Është shumë e rëndësishme që të përfundojmë këtë sezon. Lazio ka qenë nga klubet e para që ka respektuar rregullat që nga dita e parë. Ekipi do të rifilloj stërvitjen të mërkurën, nuk kemi asnjë shqetësim. Asnjë lojtar i Lazios nuk është larguar nga Roma, e njëjta gjë nuk ka ndodhur më të gjithë, di që skuadra të tjera kanë ende lojtarë jashtë Italisë. FIFA dhe UEFA i kanë shpjeguar mirë gjërat, ky sezon duhet të përfundoj, është shumë e rëndësishme. Ne jemi të gatshëm ta nisim”-u shpreh Tare./Fjala.al/