SHBA dëmshpërblen gratë e dhunuara në burg: 1.1 milionë dollarë për çdo akuzë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara do ti duhet të paguajë afro 116 milionë dollarë për 103 gra që pretendojnë se janë abuzuar seksualisht në një burg në Kaliforni.

Shuma mesatare që do të marrë çdo palë e dëmtuar është 1.1 milion dollarë. Gratë kanë paditur burgun për abuzim dhe dhunë seksuale nga stafi i burgut të quajtur “klub përdhunimi”, raporton Fox News.

“Ne u dënuam me burg, nuk u dënuam me sulm dhe keqtrajtim”, u shpreh një ish e burgosur e quajtur Aime Chavira.

Ish-drejtori i burgut, Ray Garcia, dhe shtatë punonjës të tjerë tani janë në burg për abuzim seksual me të burgosurat femra. Një roje e tetë, Darrell Wayne Smith, është në pritje të gjykimit për 12 akuza për sulm seksual.

Ky është dëmshpërblimi më i madh që Ministria e Drejtësisë do t’u paguajë grave të burgosura, sipas njërës prej avokateve, Jessica Pride.

Ajo tha gjithashtu se nëse do të ishte në dorën e saj, shuma duhet të ishte “dhjetë herë më e lartë”. Burgu u mbyll në prill dhe pezullimi i përhershëm i tij u konfirmua muajin e kaluar.

/E.S

Të fundit

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me...

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Lajme të tjera

Web TV