“ABC7NY” jehonë Parashqevi Simakut: Këngëtare nga Shqipëria dhe thesar kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte televizioni “ABC7NY” që publikoi pamjet e Parashqevi Simakut teksa merrte ndihma bamirëse që sensibilizoi mbarë opinionin shqiptar.

Menjëherë pas publikimit të këtyre pamjeve, gazetari Blendi Fevziu postoi në “Instagram” momentin e shkëputur nga “ABC7NY” teksa kërkonte që t’i japin më shumë informacione rreth asaj që shfaqej nën emrin “Simaku Nolfe”.

Të gjithë ishin të mendimit se po, ajo ishte ikona e muzikës shqiptare: Parashqevi Simaku. Ajo që ndodhi më pas i ngjan një skenari filmi.

Një shqiptare e quajtur Elvira Tata gjeti në rrugët e New Yorkut, pikërisht atë, të madhen Parashqevi Simaku. Me ndihmën e biznesmentit Elton Ilirjani, Simaku nuk gjendet më në rrugë dhe i është rikthyer këngës.

E teksa të gjitha këto kanë ndodhur në harkun e shumë pak ditëve, nuk kishte si jehona e këtij lajmi të mos shkonte tek televizioni amerikan që publikoi fillimisht pamjet e Simakut. Ata i janë rikthyer historisë duke i dedikuar një artikull dhe minuta televizive, ikonës shqiptare, Parashqevi Simaku.

Më poshtë, sjellim të përshtatur në shqip artikullin e “ABC7NY”:

Një akt i thjeshtë dashamirësie që ndodhi në “Eyewitness News” është bërë tani një histori e madhe ndërkombëtare. Më 10 Dhjetor 2024, ekipi i “7 On Your Side” po ndiqte një bamirësi lokale, ku po ju shpërndaheshin çanta shpine të pastrehëve.

Nina Pineda nga ekipi jonë ndaloi për të komunikuar me një të huaj në Penn Station të New Yorkut pasi ajo mori një nga dhuratat. Gruaja u gëzua jashtë mase me frymën e festës për një dhuratë kaq të thjeshtë, një çantë shpine me furnizime dhe një shënim të shkruar me fjalë inkurajuase nga një grup i quajtur “Just Love Blessings”.

Ajo që ndodhi më pas, po quhet një mrekulli.

Gruaja me të cilën foli Nina është këngëtare. Rezulton se ajo është aq e famshme, sa njerëzit në vendin e saj e njohën menjëherë nga segmenti. Ajo quhet Parashqevi Simaku. Simaku është një këngëtare nga Shqipëria dhe është një nga thesaret e tyre kombëtare.

“Ajo ishte si Madona e Shqipërisë”, tha një nga fansat e saj, Bale Erbeli.

Erbeli ishte duke gatuar kur pa klipin dhe menjëherë njohu Simakun, i cili kishte qëndruar me familjen e saj në Nju Xhersi në vitin 1986 kur nisi karrierën e saj.

Menjëherë, komuniteti shqiptaro-amerikan u bashkua shpejt duke shpërndarë pamjet në të gjithë rrjetet sociale. Madje ka arritur tek një prej influencuesve më të mëdhenj, Elton Ilirjani. Ai është model dhe biznesmen.

Sapo shikoi gjendjen e rëndë të ikonës shqiptare, ai dhe të tjerë e gjetën Simakun në Penn Station brenda 2 ditësh.

“Kam pesë vjet që e kërkoja. Vrapova drejt saj dhe e përqafova. Ajo më tha ‘rri larg meje pasi kam fjetur jashtë’.”

Ilirjani tregon se i ofroi Simakut një dhomë për të fjetur: Ajo bëri një dush të gjatë. Mbretëresha ishte kthyer. Ajo bëri flokët dhe grimin. Ajo është e bukur. Dhe ne shkuam në një restorant në Hudson Yards ku ajo këndoi në anglisht dhe frëngjisht.

Parashqevi tha për “Eyewitness News” se askush nuk shkon nga rruga drejt yjeve, por se ajo po bëhet më mirë dhe komuniteti i saj vazhdon ta mbështesë./e.t

Të fundit

Dyndje për festat, “bien” linjat ajrore amerikane: Bllokohen mijëra fluturime!

Pikërisht në periudhën më të ngarkuar të vitit, kompania amerikane e fluturimeve “American Airlines” ndërpreu fluturimet për shkak të...

Grumbulli yjor formon një… pemë Krishtlindjesh, NASA publikon foton spektakolare

Imazhi magjepsës i një grumbulli yjor që formon një pemë të Krishtlindjes në univers është publikuar nga NASA. “Krishtlindjen e kaluar, NASA Chandra X-ray na...

Tavolina festive, 10 rregulla për një Krishtlindje tradicionale

  Sot, në ditën e Krishtlindjeve, është momenti perfekt për të krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive në shtëpinë tuaj. Pavarësisht se si do...

Populli shqiptar më i “frikësuari” në rajon nga inteligjenca artificiale

Inteligjenca artificiale është duke rritur përdorimin në popullatë nga dita në ditë, por Shqiptarët janë më të frikësuarit në Rajon në raport me efektet...

Viti 2025 shpallet Vit i Shenjtë nga Vatikani

Papa Francesku, ndonëse në karrige me rrota, nisi ceremoninë e mbrëmjes së së martës duke trokitur disa herë në derën e Shenjtë të Bazilikës...

Lajme të tjera

Web TV