Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë njofton se pas reshjeve të borës, rruga Pejë-Kullë është e pakalueshme për automjetet e rënda.
Sipas përditësimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të gjitha rrugët e tjera mbeten të kalueshme, por drejtuesit e automjeteve këshillohen të jenë të kujdesshëm.
“Pejë-Kullë: E pakalueshme për kamionë dhe automjete të rënda. Për automjetet e udhëtarëve, përdorimi i pajisjeve dimërore është i domosdoshëm,” thuhet në njoftimin e bërë publik./e.t