Atentatet me 4 të vrarë, hetim për një ngarkesë droge dhe grabitja në Rinas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I penduari i Durrësit i flet për një mori krimesh të rënda ku janë të përfshirë edhe viktimat. Nga grabitja e Rinasit, zhdukja e 5 milionë eurove të asaj shume e deri te miqësia e Besmirit me Admir Muratajn

Nga Nikoleta Kovaçi

Prokuroria e Durrësit dhe Policia e Shtetit me anë të një dëshmitari që ka marrë përsipër të rrëfejë krimet e një grupi të fuqishëm kriminal, sipas të gjitha palëve, grup kriminal që ka udhëzuar edhe vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, e ka futur ngjarjen në një rrjedhë të turbullt hetimore. Sipas të dhënave që janë bërë publike dy ditët e fundit, është mësuar se bëhet fjalë për një grup me lidhje të forta ekonomike dhe kriminale që kanë kërkuar vrasjen e dy vëllezërve për shkak të një përplasjeje me disa bosë të drogës në vendin tonë. Klevis Alla, i riu që u përdor edhe si personi që do të rrëfente krimet e kësaj bande mësohet se i ka dhënë detaje të reja grupit hetimor që lidhen me ngarkesa të shumta droge që kanë kaluar me dijeninë e viktimave dhe po ashtu ka të dhëna që Besmir Haxhia të ketë lidhje të hershme miqësore me Admir Muratajn, që u tha se u vra nga policia gjatë grabitjes në Rinas. Pra, ngjarja duket se është kanalizuar në disa pista të tjera konkrete që kanë të bëjnë me përfshirjen e emrit të viktimave, pas vrasjeve, në disa ngjarje tejet të rënda që lidhen me grabitje të bujshme, vrasje dhe trafik ndërkombëtar droge. Po pse nuk doli asnjëherë më parë në skenë emri i vëllezërve Haxhia, deri sa u vranë? Një i penduar dhe një i arrestuar janë personat e vetëm që policia dhe prokuroria i trumpeton në media si personat e vetëm që kanë lidhje me këto ngjarje të njëpasnjëshme, me katër të vrarë, me një sërë implikimesh të tjera në krime të rënda. Ndërkohë që nuk bëhet me dije asnjë emër tjetër të personave që kanë bashkëpunuar me të penduarin dhe të arrestuarin për vrasjen e dy vëllezërve në Durrës me 27 prill, por as të ekzekutimit e Dorian Shkozës dhe Aldo Avdiajt me 2 mars të po këtij viti.

Lexo edhe :  A do të mundësohet vota e emigrantëve në 2025? Ja si përgjigjet Celibashi

I penduari

Nga të dhënat e policisë bëhet me dije se dëshmitari i mbrojtur prej tyre që ka pranuar të rrëfejë gjithçka di mbi aktet kriminale që kanë çuar në vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhia. Ai, sipas prokurorisë ka dëshmuar se në servisin e tyre montoheshin mjete për transportin e drogës, por një sasi e madhe e lëndës narkotike që është futur në një mjet të modifikuar prej tyre pretendohet që është kapur.

Njëkohësisht bëhet me dije se djali i penduar, Klevis Alla, iu ka thënë hetuesve se grupi i përfshirë në vrasje bashkë me të vrarët kanë qenë pjesë edhe e strukture kriminale që ka kryer supergrabitjen në aeroportin e Rinasit. Madje hetuesit pretendojnë që djali ka rrëfyer edhe një fakt tronditës mbi zhdukjen e 5 milionë eurove, kur zyrtarisht policia dhe prokuroria kanë pranuar se në atë ndërhyrje në barkun e avionit, grabitësit munden të marrin vetëm 6 milionë euro!

Po ashtu bëhet me dije se viktimat, pra dy vëllezërit dhe Dorian Shkoza kanë pasur dijeni edhe mbi lëvizjet e disa anëtarëve të grupit. I penduari ka bërë lidhjen e Besmir Haxhisë me Admir Muratajn, ku sipas tij njohja është bërë në Greqi.

Policia ka marrë në mbrojtje familjen e Allës, ndërsa prokuroria nxjerr informacionet e njëpasnjëshme që ua beson dëshmitari i mbrojtur prej tyre dhe ai që tashmë quhet i penduari i tyre. Avokati mbrojtës i Altin Ndocit, vijon të këmbëngulë në pafajësinë e klientit të tij, duke e përjashtuar për shkak miqësie nga aktet e rënda, ndërkohë që sipas prokurorisë, Alla vijon të nxjerrë të dhëna të reja mbi krimet e grupit të rrezikshëm kriminal./Fjala.al

Të fundit

Luizi falenderon Kiarën: Më ke bërë bab dhe njeriun më të lumtur në botë (Video)

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBV’, Luiz Ejlli ka ndarë...

Pas skandaleve dhe ofendimeve, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kthehen sërish bashkë?

Para pak kohësh Fjolla Morina ka ‘tronditur rrjetin’ me anë të një video live në Instagram. Këngëtarja ka akuzuar ish- partnerin e saj, Fisnik...

Ndryshimi i skemës së tarifimit për furrat e bukës/ OSHEE kontrolle në çdo subjekt

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar...

Ë N D R R A . E . M A M Ë S

Artan Shkreli vjet mbasi ndërroi jetë Gjergj Kastrioti, aty nga 1533-shi, doli në Augsburg të Gjermanisë libri i Marin Barletit me titull: "Des Allerstreytparsten und...

Rama me bluzën e Forcave të Armatosura: Nesër prezantojmë nismën për ‘Shqipërinë 2030’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku lajmëron se nesër në orën 10:00  do të prezantojë një nismë të re...

Lajme të tjera

Web TV