Të paktën 12 të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet shëndetësore palestineze njoftuan të mërkurën se sulmet izraelite në Rripin e Gazës lanë të vrarë së paku 12 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë.

Sulmi i parë goditi një shtëpi në rajonina Xhabalia në veri të Gazes, pjesa më e izoluar dhe më e shkatërruar e territorit, ku Izraeli ka kryer operacionin e tij më të madh që në tetor. Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se nga sulmi u vranë 7 vetë, përfshirë një grua dhe 4 fëmijë dhe mbi 10 persona të tjerë u plagosën.

Dy sulmet e tjera ndodhën në kampin e refugjatëve Bureij dhe në qytetin jugor Khan Younis.

Ushtria izraelite thotë se ka si objektiv të sulmeve vetëm militantët dhe fajëson Hamasin për vdekjen e civilëve pasi sipas tij luftëtarët e grupit veprojnë në zona me popullsi civile të dendur.

Sipas të dhënave të ministrisë së Shendëtësisë në Gazë nga sulmet ajrore dhe tokësore izraelite janë vrarë më shumë se 45 mijë vetë, më shumë se gjysma e tyre, gra dhe fëmijë.

Lufta nisi pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në 7 tetor 2023. Sipas të dhënave izraelite gjatë sulmit u vranë 1200 vetë dhe u morën pëng 250 të tjerë. 100 pengje mbahen ende në Gazë dhe një e treta e tyre besohet se ka vdekur./K.K

Të fundit

Si ta përmirësoni jetëgjatësinë e baterisë suaj, tri mënyra të thjeshta

Askush nuk dëshiron të mbetet me telefon të fikur gjatë rrugës për në shtëpi. Fatmirësisht, Apple ka ndarë disa...

Fluks i lartë infektimesh nga gripi, ISSH e pranon: Jemi në prag epidemie!

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon pragun e epidemisë e gripi dhe situatën e renduar epidemiologjike në vend. Tanimë numri i të infektuarve në jave arrin...

Nëse Tramp do t’i bëjë ato që thotë… Bota nuk do të jetë më kjo që është!

Nga Mentor Kikia Presidenti Tramp nuk është thjeshtë njeriu që drejton vendin më të fuqishëm në Botë. Por, është ai që ia di vlerën pushtetit...

Eurodeputetët sot: “Ta bëjmë Europën të madhe sërish”

Monada Mehmetaj, Strasburg Ne ftesat per 20 janarin Tramp eshte treguar selektiv, por njekohesisht nuk ka patur nje ftese per Presidenten e Komisionit Europian Ursula...

Tragjedia me 66 viktima/ Begaj: Shqipëria krah popullit turk në këtë kohë të vështirë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ngushëlloi familjarët e viktimave të shkaktuar nga zjarri në një resort turistik në Bolu të Turqisë. Kreu i Shtetit i...

Lajme të tjera

Web TV